• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turizmi mund të rikuperojë ekonominë”/ Klosi: Mund të jemi më shpejt se të tjerët në treg, promovojmë turizmin lokal

by Java News
18/04/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi se turizmi shqiptar mund të jetë më shpejt në treg krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo më gjerë.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Klosi, teksa parashtroi disa nga planet dhe strategjitë që ka menduar qeveria, pavarësisht situatës me pandeminë globale me COVID-19, theksoi se vendi ynë ka aftësi për të rikuperuar këtë sektor, pasi sipas tij turizmi shqiptar është i zhdërvjellë.

Sipas ministrit Klosi, rreth 80 % e turistëve nga rajoni zgjedhin kryesisht që të vijnë për pushime në vendin tonë në rrugë tokësore, me makinë, ndaj edhe mbyllja e linjave ajrore në këtë rast për ta nuk do të ishte problem.

“Ne kemi mundësi që të rikuperojmë këtë sektor të ekonomisë, turizmin. Pasi do të fusë para cash të freskëta, me eksportimin e turistëve. Në gjuhën e ekonomisë, kjo është një degë e eksportit. Të huajt sjellin para këtu. Turizmi shqiptarë i ka të gjitha shanset që të jetë një turizëm i zhdërvjelltë. Këto raste janë në radhë të parë për mënyrën se si funksionin turizmi shqiptar, se mbështet dhe të rajoni. Turizmi jonë mbështet shumë tek rajoni, tek shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë, të Kosovës dhe vendet e tjera të rajonit. Vendet fqinje, kryesisht vijnë me makinë në Shqipëri. Rreth 80 përqind e të huajve vijnë me makinë dhe kjo do na ndihmojë. Kemi një përfitim se e kemi më të madh turizmin në sezoni e verës.

Do kemi mundësi që të rikuperojmë kohën, pasi do kemi skemën e hapjes me faza. Ne mund të jemi shumë më shpejt në treg se të tjerët, dhe shumë më gati për të menaxhuar një sezon të mundshëm. Kemi fatin se kemi një sektor që lëviz me struktura të vogla, të menaxhuar nga pronar, nga giuda dhe jo si vendet e rajonit që kanë struktura të stërmadhja, si Greqia apo Turqia. Ndoshta s’do të jetë po i njëjti sezon si i 2019-ës. Duam të jetë një sezon që mos të dështojë 100%. Nëse një operator polak, një çek, ukrainas, duan të bëjnë një zgjedhje të një momenti të vështirë, do zgjedhin çmimet interesante që ka Shqipëria dhe do e kenë të vështirë që të zgjedhin luksin dhe çmimet e larta që kanë vendet e tjera”, tha Klosi.

Teksa u ndal tek plani paraprak i BE, se hapja e kufijve mund të bëhet në mars të vitit që vjen, Klosi tha se turizmi i vërtetë do të nisë atëherë kur të jetë gjendur vaksina kundër virusit.

Po ashtu ministri u ndal edhe tek pritshmëritë e këtij sezoni veror, ndërsa theksoi se padyshim që nuk mund të jetë si ai i vitit që lamë pas.

“Është e vështirë që të themi se do kemi një situatë pozitive krahasuar me 2019. Ne presim një goditje që një 20-30 % e fluturimeve të kancelohen. Ne do promovojmë turizmin e brendshëm dhe të rajonit, që mund të jetë i pëlqyer këtë vit. Do lidhim marrëveshje parimore me vendet që e shohin Shqipërinë si atraksion. Si Çekia, vendet skandinave. Kapja e këtij tregu do të na ndihmojë shumë dhe për 2021-in. Ne po punojmë për përgatitjen e një rregulli, për këtë sektor. Do të jetë e vështirë që të lejohet hapja e diskotekave, apo bareve të mëdha. Do të jenë me rrezikshmëri të lartë. Por shpresojmë që të ketë rregulla, në shtimin e higjienës, në ruajtjen e distancimi social edhe në plazh. Pse jo të kemi një situatë pozitive. Kjo gjë po shihet nga ekspertët. Të parët që flasin janë mjekët, epidemiologët, që vendosin strategjinë. Ndaj sektori i turizmit është i zhdërvjelltë. Duhet të jemi të gjithë së bashku për të bërë punë të mirë. Mund të kemi sukses nëse jemi në aleancë sektori i turizmit në bashkëpunim me qytetarët.”, tha Klosi.

g.kosovari

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal, Hyseni: Vende më demokratike se Shqipëria e cilësojnë si akt terrorist përhapjen e virusit

Ndryshimet në Kodin Penal, Hyseni: Vende më demokratike se Shqipëria e cilësojnë si akt terrorist përhapjen e virusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In