• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi/ Ministrat e Ramës në Pikën e Aventurës së Jalës: Do e zgjasim sezonin përtej traditës

by Java News
29/07/2018 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Synohet qe turizmi te zgjatet pertej veres. Ky eshte qellimi i qeevrise Rama dhe per kete arsye ministrat e tij kane zbritur ne Jug.

Në vijim të punës mbi zhvillimin dhe pilotimin e modeleve të turizmit të qëndrueshëm këtë të fundjavë u bë një vizitë në Pikën e Aventurës (Adventure Point) në Jalë. Pika e ngritur me mbështetjen e pjesshme të GIZ Shqipëri, synon tu ofrojë vizitorëve vendas e të huaj mundësinë e përfshirjes në aktivitete sportive si ngjitje në mal, Jeep Safari, kajak, zhytje, stand-up paddle, mountain biking etj, edhe përtej sezonit investiv të verës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i zonës tha se synohet zgjatja e periudhës së sezonit turistik në vend.

“Që turizmi në jugun e Shqipërisë të jetë një paketë e diversifikuar, pra jo vetëm plazh por të ketë sporte të kombinuara dhe me bukuri të tjera të natyrës. Qëllimi është që të zgjatet sezoni turistik, të vijnë njerëz që i pëlqejnë këto sporte, të vijnë të huaj të cilët nuk duan vetëm bregdetin shqiptar, por duan të kenë një paketë më të diversifikuar. Unë kam kënaqësi që e mbështes këtë iniciativë dhe jam i bindur që kjo do të shtrihet në shumë pika të tjera të zonës”, theksoi Gjiknuri.

Në vlerësimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, sfida është që tanimë turizmi të shihet si një ekonomi.

“Sot akoma jemi në fazën që turizmi trajtohet si një shërbim. Ne padyshim nëqoftëse nuk e kthejmë turizmin në një ekonomi, ekonomi e cila prodhon të mira, prodhon para, prodhon punësim nuk do jemi aty ku duhet. Siguria në plazhe dhe pastërtia në plazhe këtë vit është shumë herë më mirë se një vit më parë, por ama kemi nevojë që të vazhdojmë dhe të edukojmë qytetarët shqiptarë për aksionet tona të mëdha në kuadër të mbajtjes pastër të plazheve”, nënvizoi Klosi.

Ministrat ndoqën disa aktivitete të tjera të zbatuara nga GIZ Shqipëri, financuar nga qeveria gjermane në kuadër të projektit “Krijimi i mundësive duke mbrojtur trashëgiminë dhe natyrën”, mbështetur tek popullsitë e Vlorës, Himarës e Konispolit për një zhvillim të integruar të bregdetit të jugut.

Ministri Gjiknuri inspektoi edhe punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës së fshatit Pilur duke vlerësuar se zhvillimi i infrastrukturës tanimë do zhvendoset edhe drejt fshatrave.

“Kjo rrugë e cila do të mbarojë për pak ditë do të krijojë një akses më të mirë për të gjithë fshatin dhe për të gjithë ata që janë kuriozë për të parë edhe këtë pjesë të bregdetit shqiptar. Sepse investimet deri tashti kanë shkuar kryesisht në zonat bregdetare, por pak nga pak edhe programi jonë i Rilindjes Rurale do të çojë në një infrastrukturë më të përmirësuar në fshatra. Ky është një shembull konkret që një infrastrukturë kaq shumë e munguar për fshatin e Pilurit po bëhet realitet”, theksoi Gjiknuri. (Tema)

 

Next Post
Grekët e indinjuar me qeverinë për katastrofën e zjarreve

Grekët e indinjuar me qeverinë për katastrofën e zjarreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In