• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi më i godituri në Ballkan nga koronavirusi/ Bregu: Ja pse na shpëton lëvizja pa viza në rajon

by Java News
18/04/2020 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sarajevë- ‘Ndërsa kjo pandemi ka mbërthyer miliarda njerëz në shtëpitë e tyre, tashmë një sektor po ndjen goditjen-Turizmi. Një një pesë udhëtime të planifikuara për vitin 2020 është anuluar.

Dhe kjo e vështirëson situatën, duke ditur që turizmi kontribuon në 10.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 11.4 % e punonjësve i përkasin sektorit të Udhëtimit dhe Turizmit, që do të thotë se rëniet në këtë skemë punësimi do të bëhen fakt shumë shpejt’, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, të listuara nga sektori i Turizmit.

‘Çfarë do të bëjnë autoritetet për të reduktuar efektet negative të krizave, për të mbështetur turizmin dhe për të tërhequr vizitorët në rajonin tonë? A do jetë e mjaftueshme mbështetja financiare? Sa do i lehtësojë vuajtjet lehtësimi për tatimet? Çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet? Rajoni ka nevojë për shumë turistë. Po sikur të lehtësojmë sistemin e vizave apo pa regjim vizash për të udhëtuar brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor? A mund ta fillojmë nga shtëpia (rajoni ynë)? Ne mund tu bëjmë apel të gjithëve që të mblidhen tani, në një front të bashkuar, për të kufizuar uljet e pashembullta të të ardhurave nga turizmi. Le të fillojmë marketingun dhe promovimin e ideve të reja se si ta shpëtojmë sektorin’, përfundon Bregu.

Projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, i zbatuar nga RCC dhe të financuar nga BE, bëri një studim me agjencitë e turizmit dhe operatorët që punojnë nga Ballkani Perëndimor, që do të publikohet së shpejti.

Rezultatet paraprake tregojnë se 42 % e agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë kanë filluar tashmë të ulin kostot dhe të largojnë punonjës. Rreth 20 % e tyre tashmë kanë ndaluar punën, ndërsa 41 % kanë burime të mjaftueshme për të mbajtur aktivitetin normal vetëm në deri 3 muaj.

Të luftosh vetëm në këto rrethana të vështira mund të jetë shumë e vështirë, prandaj 72% e agjencive dhe operatorëve në sektorin e turizmit në rajon presin mbështetje nga qeveritë e tyre, në mënyrë që të rifillojnë aktivitetin pasi të përfundojë bllokimi i shkaktuar nga shpërthimi i Covid-19.

Ndikimi i pandemisë së koronavirusit është i madh në të gjithë botën dhe Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se të ardhurat ndërkombëtare në gjithë globin për vitin 2020 mund të bien me 20% madje me 30%, që do të thotë se ky sektor mund të humbasë rreth 7 vjet të rritjes, në nivel europian do të thotë humbje me 1 miliard në muaj.

g.kosovari

Next Post
Presin hapjen e kufirit/ Koronavirusi prek edhe punëtorët sezonalë me Greqinë: Jemi me sytë nga qielli

Presin hapjen e kufirit/ Koronavirusi prek edhe punëtorët sezonalë me Greqinë: Jemi me sytë nga qielli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In