• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turizmi masiv thellon krizën e strehimit në Spanjë! Banorët jetojnë në rulota, lahen në qendra sportive dhe…

by A R
28/07/2024 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pilar Hernando jeton në këtë rulotë në periferi të Palma de Mallorca. 45-vjeçarja, e cila e ka patur të pamundur të gjejë punë në bare dhe restorante, thotë se nuk mund të përballojë çmimet e qirave që janë rritur ndjeshëm, pjesërisht për shkak të një bumi turistik në ishullin e njohur spanjoll.

“Gjithçka rritet, çmimet rriten, qiratë rriten, gjithçka rritet, gjithçka rritet… përveç pagës”, tha ajo.

Ajo është një nga një numër i madh banorësh në ishullin e Majorkës që përdorin rulotë në kampe të improvizuara.

Ajo nuk mund të përballojë qiratë e atyre pak banesave të mbetura pasi pronarët në Spanjë preferojnë t’ua japin me qira turistëve ,një trend gjithnjë e në rritje që ka shkaktuar një krizë të madhe strehimi dhe ka bërë që mijëra spanjollë  të ngrihen e të protestojnë në qytetet më të vizituara të Spanjës.

“Të mos bësh dush siç duhet të bëj është gjëja më e vështirë për mua. Unë shkoj lahem në një qendër sportive”, tha Herndandes.

Në ishull ka vetëm 3 hapësira ku mund të parkohen rulotë të tillë. Autoritetet lokale kanë siguruar një sistem riciklimi, por banorët e tij thonë se ka vetëm një vend në ishull për të hedhur ujërat e zeza.

Ata thonë se nuk lejohen të hapin dritaret apo të vendosin tavolinë jashtë, sepse janë të  vendosur në një hapësirë ​​publike.

Policia i ka kërcënuar me gjoba ndërsa pushteti vendor tha se nuk mund t’u ofrojë më lehtësira dhe i referuar ata tek shërbimet sociale.

Aktivistët kundër turizmit në Spanjë thonë se vizitorët rrisin kostot e strehimit dhe bëjnë që banorët të mos jenë në gjendje të përballojnë jetesën në qendrat e qytetit.

“Ka shumë turistë… pronarët vendosin çmime super të larta qiraje sepse e dinë që çdo javë do tu vijnë njerëz të ndryshëm”, tha sinkron Begona Iglesias, banore e Majorkës.

Turistët e huaj duket se po preferojnë e gjithnjë e më shumë marrjen me qira të shtëpive të pushimit përmes aplikacioneve të tilla si Airbnb kur udhëtojnë, por kjo është kthyer në një problem për vendasit.

“Nuk mund të justifikohet rritja e qirave të banesave… Ne nuk dimë si ta përshkruajmë këtë situatë, sidomos që ne që jemi nga ky ishull dhe duhet të jetojmë në këtë mënyrë, kjo nuk mund të justifikohet”, tha Aina Ana Maria, banore e Majorkës.

Aina Anamaria, 48 vjeçe, mori një kredi për të blerë një rulotë  të cilën e paguan me këste mujore prej 323 Euro, rreth gjysmën e pagës prej 700 euro që merr duke punuar në një dyqan.

Marrja me qira e një dhome në një apartament në ishull zakonisht kushton 400-500 euro, thotë ajo.

“Për një dhomë marrin nga 400 deri në 500 euro, pra vetëm për një dhomë… Zgjodha të blej rulotën që ishte 7000 euro, kërkova një kredi personale nga banka dhe po paguaj 323 euro në muaj për këtë”, thotë Anamaria

“Ne jemi pushtuar nga turizmi dhe gjithçka është për turizmin. Do të ishte mirë nëse do të kishim diçka si një vend kampi apo diçka të tillë, apo një zonë të mirë që do të hapej disa muaj në vit”, tha Andrea Savioti, pronare e rulotit.

Ankesat e banorëve kanë të bëjnë ndër të tjera me probleme në tregun e pasurive të paluajtshme, të shkaktuara nga qiratë e shtrenjta. Ata ankohen për ndotjen e mjedisit nga turistët, por edhe zhurmat.

Vetëm në Barcelonë qiratë janë rritur me 68% në dhjetë vitet e fundit. Më herët, Këshilli Bashkiak në këtë qytet njoftoi se duke filluar nga viti 2028 do të ndalonte dhënien me qira të shtëpive. Në vend të kësaj, më shumë se 10.000 shtëpi pushimi, do të vihen në dispozicion edhe një herë për vendasit.

Jaume Collboni, kryetari i bashkisë së qytetit, i ka përshkruar masat si “një pikë kthese” në trajtimin e problemit të aksesit në strehim, veçanërisht për të rinjtë. Ai pranoi se rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme, por beson se do të hapin një debat të rëndësishëm politik dhe social.

Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike për tragetet që qëndrojnë në qytet për më pak se 12 orë. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Jaume Collboni në një intervistë për gazetën El Pais. Vendimi vjen vetëm disa javë pasi protestuesit në Barcelonë spërkatën me ujë gjatë një demonstrate vizitorët e huaj duke brohoritur: “Turistë kthehuni nga keni ardhur”

Këtë vit pritet që turistët në Spanjë ta kalojnë shifrën e 100 milionëve, shifër kjo që është dyfishi i popullsisë vendase.

/a.r

Next Post
Begaj vizitë 2-ditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Begaj refuzon kërkesën për t’a dekretuar me procedurë të përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In