• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend

by B K
28/03/2025 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me kapital mbi 80% të investimit që vjen nga jashtë vendit.

Kryesisht sektorët që zënë pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë janë shërbimet hoteliere, real estate, tregtia me shumicë apo pakicë, manifaktura ndërtimi, IT e të tjera.

Zv.Ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, thotë se Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë interesante për të huajt. Kontributi i tyre në Prodhimin e brendshëm Bruto është 10% e totalit.

“Kemi arritur rekord në termat e investimeve. Kemi gati 10 përqind të investimeve vjetore çdo vit në ekonominë shqiptare nga jashtë. Synimi ynë është që ata njerëz që vijnë dhe eksplorojnë vendin si turistë fillimisht, krijojnë lidhjet miqësore për të ardhur më shumë edhe si investitorë në sektorë të tjerë si manifakturë, industri, gjithmonë e më shumë agropërpunim, por edhe shërbime të ndryshme digjitale dhe elektronike”, tha Yzeiraj.

Në Tiranë u mblodhën 100 investitorë të huaj nga 32 vende të botës.

Laura Saro, Drejtoresha e AIDA-s thotë se një kontribut të lartë në tërheqjen e tyre ka kjo agjenci që në periudha të vitit organizon forume në vende të ndryshme të botës ku prezantohen mundësitë që ofron Shqipëria.

“Mënyra se si ne po i qasemi për të tërhequr investitorët në sektorë të ndryshëm është me forume të dedikuara në secilin vend. Me kampanja që shkojmë për të etiketuar të gjithë brendet ndërkombëtare të një sektori të caktuar sipas një plani pune të mirë menduar për secilin gjashtëmujor”, tha Saro.

Sipas zv.ministrit Yzeiraj, taksat nuk janë problem për investitorët e huaj, pasi si në Shqipëri dhe në rajon ato janë më të ulëta se në Evropë.

Next Post
“Sa më poshtë PD, aq më mirë”, Rama: Në 11 maj s’luajmë kampionat kombëtar, por Champions League

“Sa më poshtë PD, aq më mirë", Rama: Në 11 maj s’luajmë kampionat kombëtar, por Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In