• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi i “egër” i Tiranës, sportet ekstreme, pasionet e reja të turistëve të huaj

by A R
06/12/2023 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Tirana, “Kulla e Babelit”, apo “Kryeqyteti i Turizmit”? Në harkun kohor të 8 viteve, Tirana është kthyer në simbol të të dyjave, pasi turizmi, krahas biznesit, është kthyer edhe në një prej arterieve kryesorë që ushqen mijëra e mijëra biznese të mëdha e të vogla, mijëra ekonomi familjare që japin me qira shtëpitë e tyre për qindra mijëra vizitorë të huaj, që ushqen qindra qendra agrokulture dhe ekonomi fermerësh në qendër por edhe zonat rurale etj., etj.

Kjo e ka bërë Tiranën, sidomos këto vitet e fundit, në një prej qendrave kryesore më të vizituara në Ballkan. Por Tirana është në një farë mënyrë edhe një “Kullë Babeli”, sepse turistët nuk janë më vetëm nga vendet në kufi me Shqipërinë, por edhe nga disa kontinente.

Në Tiranë gjithnjë e më shumë dëgjon një larushi gjuhësh të huaja, të cilat në shumicën e rasteve është edhe vështirë të përcaktohen se në cilat vende fliten.

Ka turistë nga Lindja e Mesme, Azia, Afrika, Amerika Veriore dhe Jugore. Vizitorët nga Evropa vijojnë të dominojnë numrin e turistëve që vizitojnë kryeqytetin, por tashmë në një raport më të balancuar midis Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore.

Foto: A. Meta

Por përse Tirana është bërë kaq atraktive për turistët e huaj?

Ka disa arsye, ku më kryesoret janë se Tirana rezervon një seri thesaresh për natyra të ndryshme vizitorësh duke filluar që nga ata që preferojnë anën muzeale të saj me muzeun “Shtëpia e Gjetheve”, “Bunk’Art”,  “Muzeun Historik Kombëtar”, “Muzeun e Sali Shijakut”, “Shtëpinë e Kadaresë”, duke vazhduar me ata që adhurojnë natyrën festive duke shijuar edhe gatimet tipike shqiptare si te “Pazari i Ri”, “Kalaja e Tiranës”, për të vijuar me ata që nuk duan vetëm Tiranën urbane, turizëm që gjithnjë e më shumë po thithë vizitorë të huaj falë atraksioneve.

Disa nga destinacionët afër kryeqytetit, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen edhe qendra të turizmit janë: Liqeni Pezë Helmës, Liqeni Fortuzaj, Kanioni i Erzenit, Shpella e Pëllumbasit, Kanioni i Shumokut, Mali i Gamtit, Liqeni i Lepurit, Ujvara e Shëngjergjit, Liqeni i Bovillës, Kalimi Fushas- Kalaja e Dorëzit, Biza etj.

Një mori destinacionesh, ku ka nisur të zhvillohet edhe agroturizmi. Malet përreth Tiranës, ku gjen dëborë jo vetëm në nëntor, por edhe afër stinës së verës, po shfrytëzohen për sporte të ndryshme ekstreme, gjë që po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për turistët.

Foto: A. Meta

Turizmi i “egër” i Tiranës, sportet ekstreme

Vetëm në vitet e fundit në Tiranë operojnë rreth 19 operatorë profesional turistik, të cilët, hartojnë guida, sipas dëshirave dhe pasioneve që kanë turistët vendas dhe të huaj, që nga ato urbane, deri tek ato për turizmin malor.

Sapo kalon Shëngjergjin të shfaqet një panoramë fantastike me pyje, pemë që harlisen, dëborë, ujvara natyrale, dëborë, gjurmë lepujsh dhe egërsirash në dëborën e pashkelur etj.

Renti Sina, është një nga personazhet më të njohur të turizmit malor në Tiranë me makinat off road (jashtë rruge). Ai është një prej drejtuesve të klubit “Schatziracingteam”, që në shumë e raste shoqëron grupe të huajsh që kanë pasion turizmin malor dhe sportet ekstreme, sidomos atë të makinave off road.

Përgjithsisht, për qarkun e Tiranës, trajektorja e rrugëtimit është Tiranë- Shëngjergj- Mali i Dajtit- Mali me Gropa- Bizë- Kostenjë. Një sfidë e vërtetë për çdo të apasionuar për aventura.

“Tirana është një mrekulli për turizmin natyror. Ka liqene, ujvara, shpella të panumërta, por ka edhe turizmin e ashpër, për këdo që pëlqen sfidat. Numri i të hujave që pëlqejnë sfidat me makina off road është gjithnjë në rritje, pasi për vetëm 1 orë nga Tirana, mund të provosh sporte që të japin adrenalinë siç është edhe ngjitja me makina nëpër male, për të çarë dëborën. Natyra shpesh është kapricoze, pasi ka raste që edhe 600 metra bëhen për 4 orë mes dëborës, por kjo është pikërisht ajo që duan dhe shumë turistët vendas e të huaj, që pëlqejnë turizmin malor të Tiranës”- thotë Sina për rtsh.al.

Sipas tij, ky turizëm po ndihmon gjithnjë e më shumë edhe ekonomitë familjare në zona të thella, pasi ofrojnë shërbime me produkte BIO të tyre.

“Ajri i pastër që të hap mushkëritë, pemët, dëbora, egërsirat që jetojnë në male, por dhe pasioni dhe emocioni për të hyrë me makina në ujë, dëborë, përrenjë etj., e ka bërë Tiranën malore që, gjithnjë e më shumë, të vizitohet nga turistë”- thotë Sina.

Asgjë e rastësishme

Por edhe pse mes maleve, ku thuajse “prek qiellin me dorë”, si në Kostenjë, asgjë nuk është e rastësishme në shtimin e fluksit të turistëve të huaj që vizitojnë gjithnjë e më shumë Tiranën, po të kemi parasysh se në 4 vitet e fundit, kryeqyteti ka njohur një katërfishim të numrit të turistëve të huaj.

Me Tiranën turistike për të gjitha pasionet, përbëjnë dëshmi se asgjë nuk është e rastësishme.

Foto: A. Meta

Next Post
Vrau Liridonën se shkonte me një burrë? Babai i Naim Murselit: Keq është ta them, por ai i urrente gay-t

Vrau Liridonën se shkonte me një burrë? Babai i Naim Murselit: Keq është ta them, por ai i urrente gay-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

December 25, 2025
Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

December 25, 2025
Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

December 25, 2025
Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Kuçovë, përleshje mes adoleshentëve, 19-vjeçari plagoset me thikë

December 25, 2025
VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

December 25, 2025
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

December 25, 2025
Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com