• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi dhe ndërtimi faktorë, BB ngre parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2023

by A R
06/10/2023 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte ky parashikuar në qershor të këtij viti.

“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme kundrejt goditjeve të njëpasnjëshme gjatë periudhës 2019-2022, duke nisur me tërmetin, pandeminë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ekonomia shënoi rimëkëmbje të fortë, me një rritje në masën 8.9% në vitin 2021 dhe 4.8% në vitin 2022. Normat e varfërisë vijuan trendin rënës edhe përgjatë vitit 2022. Faktor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë vlerësohet të jetë afërsia me Bashkimin Evropian, që lehtëson investimet, remitancat dhe eksportet. Ndërtimi dhe turizmi vlerësohen si katalizatorë kyç të rritjes ekonomike,” shkruhet në raportin e BB.

Referuar zhvillimeve aktuale, BB thekson se indikatorët kryesorë ekonomikë sugjerojnë përshpejtim të rritjes gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, me numrin rekord të vizitorëve të huaj në korrik 2022 dhe përshpejtimin e aktivitetit të ndërtimit.
Rritja e të ardhurave nga punësimi, rritja e kreditimit, indikatorët e ndjesisë ekonomike të bizneseve dhe konsumatorëve, si edhe të ardhurat nga taksat sugjerojnë një rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë dhe të tretë, si pasojë e rritjes së konsumit, investimeve dhe eksporteve.

Punësimi u rrit me 4.4% në tremujorin e parë 2023. Rritja e pagave dhe punësimi incentivuan pjesëmarrjen e krahut të punës (mosha 15+) në punësim, e cila arriti në 64% në tremujorin e parë 2023, shifra më e lartë që nga viti 2019.

Nisur nga rritja e fortë e GDP-së për frymë në vitin 2023, varfëria projektohet të zbresë me 1.9%, duke arritur në 22.2%.

BB parashikohet që rritja ekonomike të jetë 3.6% në vitin 2023, nisur edhe nga kushtet financiare ndërkombëtare. Megjithatë, rritja e aktivitetit të turizmit dhe ndërtimit pritet të shtyjë përpara eksportet, konsumin dhe investimet në vlera të përafërta me periudhën para pandemisë.

Borxhi publik pritet të zbresë në nivelin 63.1% e PPB-së në vitin 2023 dhe projektohet të zbresë edhe më shumë në afatmesëm, si pasojë rritjes së lartë nominale dhe reduktimit gradual të defiçitit fiskal, parashikon në raportin e fundit Banka Botërore.
/a.r
Next Post
Avokatët e Dritan Goxhaj ankimojnë vendimin e Gjykatës Penale, e konsiderojnë politike

Avokatët e Dritan Goxhaj ankimojnë vendimin e Gjykatës Penale, e konsiderojnë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In