Një turist polak është rrëzuar pasditen e sotme në maja e Harapit në Theth. Për nxjerrjen e tij kërkohet ndihmë emergjente nga ajri pasi terreni malor vështirëson ndërhyrjen nga toka.
Mësohet se turisti polak është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duhet një ndërhyrje e menjëhershme për të bërë të mundur shpëtimin e tij. /l.m











