Një turist iranian ka përfunduar në spital pasi dyshohet se tentoi të vjedhë një unazë diamanti duke e gëlltitur.
Ian Campbell vodhi unazën me vlere 30 mije paund në një dyqan bizhuterish në Turqi dhe e futi në gojë e më pas e gëlltiti.
Turisti tentoi të largohej shpejt por shitësi e zbuloi dhe mbylli derën për ta parandaluar Campbell që të ikte me unazën.
Menjëherë është njoftua policia dhe 54-vjeçari u dërgua në spital.
Nëse unaza nuk kthehet “me mjete natyrale”, turisti duhet ti nënshtrohet një operacioni për nxjerrjen e bizhuterisë me vlerë.
a.ç