• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turistët sollën 331 milionë euro, shqiptarët shpenzuan jashtë 245 milionë

by A R
12/06/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e fluksit të turistëve në muajt e parë të këtij viti ka sjellë dhe më shumë të ardhura prej tyre në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe shqiptarët nuk e kanë kursyer shumë dorën në udhëtimet jashtë vendit. Po sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e tyre në udhëtimet jashtë vendit arritën në 254 milionë euro, me rritje prej 12.3% me bazë vjetore, raporton Monitor.

Për shkak të rritjes me ritme më të larta të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, bilanci neto, pra paratë që mbeten në vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milionë euro, nga 76 milionë euro në tremujorin e parë 2017, pra me një përmirësim minimal prej vetëm 2 milionë eurosh.

Gjithsesi, që prej vitit 2015, bilanci është pozitiv, ndërsa para kësaj periudhe ai ishte negativ, çka do të thotë se turistët që vinin në Shqipëri shpenzonin më pak sesa shqiptarët kur udhëtonin jashtë.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT tregojnë një rritje të ndjeshme të hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, teksa Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar turistik.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë 1 milion persona, duke u rritur me 7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në kahun tjetër, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2018, është 1.563.003, duke u rritur 5,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe për vitin 2017, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord.

Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro, që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator).

Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpenzimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpenzimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro.

Bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë lekësh. /b.d

Next Post
Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton 36 emigrantë që po mbyteshin në Egje

Anija shqiptare 'Butrinti' shpëton 36 emigrantë që po mbyteshin në Egje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In