• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Turistët e luksit të largohen, emigrantët e kanë derën e hapur”, qyteti evropian po i habit të gjithë

by A R
25/06/2018 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithmonë e më shumë, banorët e Barcelonës kanë nisur t’i shohin turistët dhe jo emigrantët si kërcënim për qytetin e tyre.

“Turistë, shkoni në shtëpi, refugjatë jeni të mikëpritur”, është motoja e ditës në zonën e lodhur nga vizitorët e rrëmujshëm.

“Nuk do të na largoni dot që këtu apo turistë. Udhëtimi juaj luksoz ma nxiu ditën”, janë vetëm disa prej shkrimeve në muret e qytetit katalanas. Ajo që mediat spanjolle e quajnë “ turizmofobi“ mbërtheu verën e kaluar disa qendra europiane si Roma, Amsterdami, Venecia, Berlini, Lisbona apo Palma de Majorka.

Por ndryshe nga të tjerët, me të njëjtën këmbëngulje që refuzon turistët, Barcelona pranon nga ana tjetër emigrantët. Kur doli përpara disa ditësh lajmi i anijes me mbi 600 emigrantë në bord, që mbeti në ujërat e Mesdheut pas refuzimit të Italisë për ta pranuar, kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau u tregua e gatshme t’i ofronte një parajsë të sigurt qëndrimi.

Po si shpjegohet që përpara miliona turistëve, të cilët shpenzuan vitin e kaluar gati 30 miliardë dollarë në këtë qytet, preferohen mijëra refugjatë pa një kacidhe në xhep?

Përgjigja është se qytetarët atje i shohin vizitorët si kërcënim për identitetin e Barcelonës dhe jo emigrantët, megjithëse numri i tyre është shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Çështja është se turistët me vërshimin e tyre kapërcejnë ndjeshëm numrin e vendasve; ata pushtojnë hapësirat publike, ndërsa kërkesat e mëdha për ambiente me qira i kanë nxjerrë rezidentët nga lagjet e tyre.

Emigrantët nga ana tjetër janë integruar mirë dhe përpiqen shumë që të përshtaten me ambientin, madje fëmijët e tyre kërkojnë që të identifikohen si vendas./a.m.

Next Post
“PD është përfshirë në një skemë mafioze, të hetohen Basha dhe Veliu”

"Garant për milionat e eurove", Balla padit Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In