Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka shkruar një shkrim në lidhje me turin e saj në vendet e Ballkanit Perendimor së bashku me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn.
Ajo ka shkruar për vizitën e saj edhe në Kosovë si dhe për takimet me tre liderët e shtetit të Kosovës.
Mogherini është shprehur se ka ardhur koha që të mbyllen plagët e të kaluarës për të marrë hapa të rinj.
“Është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe për të marrë hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe në mbarë Evropën. Ne e diskutuam këtë me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Por edhe me një grup të rinjsh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, në një diskutim të hapur dhe të sinqertë”– ka shkruar Mogherini./BW