• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi i Sali Berishës: Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë

by Alfred Peza
05/10/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse turi i Sali Berishës në bazën e partisë, do të kishte vërtetë një qëllim të vetëm final, atëherë ai do të ishte shpallja e PD parti antiamerikane. Një parti sovraniste siç ai ka aq shumë dëshirë që ta përsërisi çdo ditë këtë fjalë. Për rrjedhojë, edhe në një parti izolacioniste. Një parti që kur të vinte sërisht për të tretën herë në pushtet me Sali Berishën në krye, do të shpallte “non grata” Ambasadoren dhe do të kërkonte largimin e personelit diplomatik amerikan nga Shqipëria. Hapat e tjerë shqiptarët i dinë përmendësh, sepse e kanë parë njëherë këtë filim bardh e zi, me personazh kryesor Enver Hoxhën.

Do prisheshin marrëdhëniet diplomatike me SHBA. Sali Berisha do të firmoste daljen e Shqipërisë nga NATO, duke pranuar se sa gabim e kishte atëherë kur deklaroi në prani të Presidentit George W. Bush plot pathos: “This is a miracle of freedom!” E në fund, do të vinte ndërprerja e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE. Izolimi total i vendit nga perëndimi. Dhe fillimi i kërkimit të aleancave të reja nga stepat aziatike e deri tek Shkretëtira e Gobit.

Kjo ka sens, sepse Sali Berisha po kërkon anullimin e vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Në kushtet kur askush nuk mund ta zhbëjë dot këtë vendim, atëherë as Sali Berisha nuk rikthehet dot në gjirin e përfaqësuesve politik të demokratëve në Parlament. E vetmja rrugë për ti shpëtuar ndëshkimit që i ka ardhur nga Departamenti i Shtetit, mbetet ti shpallë luftë SHBA e për rrjedhojë, të mos njohë asnjë prej vendimeve të saj.

Pavarësisht këtij diskrecioni as unë e askush tjetër, nuk beson se Sali Berisha ka vërtetë këtë qëllim për të arritur, përmes lëvizjes së tij të fundit në bazë. Sepse edhe po ta kishte, kushdo e di se nuk do ia dilte ta arrinte, pas 30 vjetësh pluralizëm dhe hapje të Shqipërisë me perëndimin e botën. Duke mos arritur dot që ta eleminojë të vetmen pengesë, që e shpëtonte nga halli i madh që e ka zënë, atëherë e gjitha çfarë po bën është thjeshtë një lëvizje pa qëllim.

Në kushte kur mungon qëllimi, i mbetet vetëm lëvizja. Duke na sjellë tek ajo thënie që i shkon aq shumë për shtat tani, asaj që po zhvillon Sali Berisha nëpër Shqipëri: Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë. Këtë e di më mirë se kushdo tjetër ai vetë. Ndaj edhe kur bën sikur hedh në gjyq Antony Blinken në SHBA, edhe kur kërkon largimin e Lulzim Bashës nga Kreu i PD në Shqipëri për të ardhur kush(?!), ai e di se thjeshtë po bën lëvizje boshe. Një lëvizje thjeshtë sa për lëvizje.

E gjitha kjo, të kujton shprehjen e famshme të Shekspirit, kur shkruan: Intrigë veç rri më këmbë, pa mer çfarë rruge të duash! Edhe për Sali Berishën, e rëndësishme është që lëvizja të vijojë. Që demokratët të debatojnë mes tyre. Që politikanët e opozitës të ndahen në dy grupe pro dhe kundër njërit e tjetrit. Që rrjetet sociale të ziejnë në tifogrupe. Që mediat të flasin, komentojnë e debatojnë. Sepse nuk ka rëndësi se çfarë flasin për Sali Berishën, më e rëndësishme sesa kjo, është që të flasin për të.

Vetëm duke folur për Sali Berishën, duke debatuar për Sali Berishën, duke komentuar për Sali Berishën, duke u grindur për Sali Berishën, duke patur në qendër të vëmendjes së opinionit publik emrin e Sali Berishës, ai do të vijojë që të jetë aktor dhe faktor i lojës së madhe politike të vendit. I zhvillimeve më të rëndësishme shoqërore në vend. Ndaj si ujk i vjetër në njohjen e sekreteve më të errëta të komunikimit publik, ai po kërkon që ta mbajë me çdo çmim më këmbë, lëvizjen e tij.

Nëse përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD ishte “de jure” fillimi i fundit të tij politik, e kundërta do të ishte, vdekja e tij e menjëherëshme dhe reale në jetën shoqërore të vendit. Imagjinoni një Sali Berishë të përjashtuar, që i bindej si gjithë të singjashmit e tij në listën e zezë të SHBA, të tërhiqej. Të mënjanohej. Të mbyllte gojën. E të zhdukej nga skena publike. Sa më shumë kohë që do të kalonte, aq më pak shanse qoftë edhe teorike, do të kishte të rikthehej e të reabilitohej një ditë.

Ndërsa duke mbajtur gjallë lëvizjen, edhe pa patur në fund të saj asnjë qëllim të qartë për të arritur, Sali Berisha do jetë ende në jetën politike. E ka zbatuar këtë filozofi, edhe pasi u rrëzua nga pushteti më 1997, kur preku fundin e mbështetjes popullore. E dorëzoi pushtetin në mëngjes, la Presidencën në drekë, kaloi në opozitë në darkë dhe të nesërme në mëngjes, u rikthyer në zyrën e tij në selinë e PD si të ishte dita e parë kur filloi karrierën politike.

E ashtu duke bërë nga 2-3 konferenca shtypi në ditë, duke dalë ekran më ekran çdo natë, pas 8 vjetësh u rikthye në pushtet edhe pse kishte patur kundër gjatë gjithë kohës SHBA e BE. Por ky ishte kompromisi i madh që iu bë, duke i dhënë mundësinë e papërsëritshme, të nusëronte për herë të dytë. Tani kërkon edhe njëherë. Kjo është e treta e vërteta, jo për tu rikthyer, por për të ikur njëherë e përgjithmonë nga skena. Qëllimi ka rënë, tani ka nisur që të ngadalësohet për të shkuar drejt shuarjes, edhe lëvizja e tij!

Next Post
Media opozitare serbe: Vuçiç qëndron prapa peticionit për lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiç

Media opozitare serbe: Vuçiç qëndron prapa peticionit për lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In