• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!

by Java News
03/06/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Njësinë 2, ku vijoi turin e falenderimeve me qytetarë dhe strukturat socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij ndaj çdokujt kontribuoi për fitoren e Partisë Socialiste në 14 Maj. Veliaj tha se vota për PS është një e mirë për familjen e secilit sepse shërben gjithmonë me përulësi.

“Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara. Akti më i madh patriotik është që Shqipëria të ecë përpara. Akti më i madh patriotik është që të bësh shkolla, kopshte dhe çerdhe. Akti më i madh patriotik është të mbjellim pemë, aty ku të tjerët mbillnin sherr. Akti më i madh patriotik është që të fitojmë jo me arrogancë, por me përulësi, me mëngë të përveshura dhe të etur për punë e për projekte të reja, për t’i shkuar deri në fund punëve, në çdo cep e çdo lagje,” u shpreh ai.

Veliaj tha se pas çdo fitoreje duhet nisur puna për fitoren e radhës. “Kemi fituar në të 27 njësitë dhe në çdo njësi kemi thelluar avantazhin në Tiranë, por shprehja thotë: ‘Çdo majë mali që kap, është rrëza e një mali tjetër që vjen’. Kjo është maja e 2023, por kemi një majë edhe më të lartë në 2025, për të bërë një histori për Partinë Socialiste. Pyetja është: Si e bëjmë historinë? Duke u bërë karshillëk njerëzve, meqë jemi 60 mijë vota para dhe kemi thyer rekord? E bëjmë me mendjemadhësi e me arrogancë?! Unë besoj që jo. Ne do ta bëjmë vetëm me punë, me përulësi. Aty ku të tjerët nxirrnin gishtin, ne do u shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Aty ku të tjerët flisnin mbrapsht, ne do flasim drejt. Ajo që mund të bëhet, do të bëhet. Ajo që nuk bëhet, do shpjegohet pse nuk bëhet tani dhe kur do të bëhet,” tha ai.

Kryebashkiaku tha se ajo që i jep fitoren Partisë Socialiste është vetëm puna dhe fushata e përditshme./m.j

Next Post

"Të paktën të linte Kamzën"/ Paloka: Rezultatin në ato përmasa s’e prisja. Zgjedhjet nuk i njohim, u manipuluan nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com