Arda Turan raportohet se i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është penduar që është larguar nga Atletico Madridi drejt Barçës gjatë verës së kaluar.
Mesfushori turk kaloi në Camp Nou verës për 24 milionë funte, edhe pse nuk kishte të drejtë loje deri në janar për shkak të dënimit të Barçës nga FIFA për transfere.
Që nga ajo kohë, Turan shumicën e rasteve ishte rezervë duke nisur vetëm nëntë ndeshje nga fillimi. Si pasojë, ai thotë se ka gabuar që kishte kaluar në Kataloni, raporton AS.
Sipas kësaj të përditshme, Turan po konsideron largimin në fund të sezonit, me Kinën si destinacion potencial.