Kryeministri Edi Rama pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore thotë se ndodhet shumë i vogël përballë kësaj fitoreje,.
Në një komunikim për gazetarët, Rama tha se do nisë turin e falënderimeve nga Shkodra, bastioni i PD-së që e thyen për herë të parë në histori.
“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekur nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë. Nuk dua ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me dimension politik të imponuar nga hijet e sëshkuarës që tentuan ta tërhiqnin këtë vend mbrapa dhe i shikon këto zgjedhje si aksion revolucionar si përmbysje ndaj qeverisë”, tha Rama.
“Tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadëlësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por dhe në nivelin e qeverisjes qendrore. Ndërkohë një grup pune do të përgatisë një raport të detajuar të leximit të votës mbi të cilin do të nisim punën për më tej,” – shtoi kryeministri.