Nga Pëllumb Kulla
Fjalën që po nis, do ta kisha edhe më të gjatë, nga sa do ta vini re, por po e le, ta kem të plotë në100 vjetor të Dritëroit!
Është nder për mua ftesa dhe pjesëmarrja nëkëtë Konferencë.
Falenderoj kryetarin e Akademisë,organizatorët dhe përshëndes të gjithëpjesëmarrësit.
Dikur, nuk ishte e përditëshme ta lexoje tëbotuar një novelë në të cilën një ish partizan merr për grua të bijën e një armiku të pushkatuar nga ai vetë! Nuk pat mbetur mëkat pa gjetur vend në atë novelë!… Ishin dy bashkëfshatarë këta, që në vite fshati dhe tërë krahina, i mbante mend teksa ia merrnin këngës në një dyshe të harmonishme: Njëri e niste dhe tjetri, i bënte një iso, që të thoshe “Qepua, o Zot gojët bilbilave, se tani kemi këta tëdy!” Erdhi koha e këta dy bilbila lufta i ndau. Dhe autori i ve të dy në një kryesituatë të zjarrtë para pushkatimit: ballisti ia merr këngës më të bukur qëua njihte bota të dyve. Dhe shoku i tij i hershëm, ky i Çlirimtares, i mban ison dhe pastaj ia mban në lule të ballit dhe e ekzekuton!
Në cilat rrethana qiellore e tërhiqte muza e hazdisur poetike këtë autor?!
Vepra u ndalua pa iu tharë ende boja e shtypshkronjës. Ishte shkelur një nga tabutë e themelit!
Dhe ky shkrimtar që theu kryekanonin që i kërkonte mospajtimin klasor, ishte kreu i shkrimtarëve, Dritëro Agolli!
Njerëzit nuk e zgjedhin as vendin, as kohën kur do të linden. Ishte një gjysmë shekulli ai që ne i kemi thënë diktaturë me cilësitë e huazuara nga përvoja staliniane. Në Shqipëri më shumë se nëçdo vend satelit të Moskës, përmbi letërsinë dhe artet, qe shtrirë hija e Zhdanovçinës, doktrinësfamëkeqe, që i donte ato, letërsinë dhe artet, tëishin doemos të politizuara dhe tendencjoze.
Le të falenderojmë hyjnitë, që na lumturuan duke na dhuruar bashkëkohës të ndritur, si jubilarin që kujtojmë sot, Ismail Kadarenë, Jakov Xoxën, Qamil Buxhelin e të tjerë në gjinitë e arteve, që më shumë se për vlerat krijuese, duhet t’u jemi mirënjohës për angazhimin e madh që tëshpëtonin letrat shqipe nga flama që sapo përmenda, për t’i shpënë letërsinë dhe artet nëkufijtë e mundshëm të dinjitetit, për t’u dhënëatyre bukuri dhe përjetësi. Ua dhanë, po nuk ishpëtuan dot pa përndjekje dhe pa plagë, nga dhëmbët e çensurës së egër.
Veçojmë Dritëroin, meqë u ngarkua të ishte i parë në atë lëmë. I duhej të ishte dhe komandant dhe ushtar, nga ata ushtarë që vuajnë tundimin e madh për të dalë nga rreshti. I duhej të mos ishtezyrtar, si ata që në satirën e tij të gjerë i vuri nëshënjestër për karrierizmin dhe llomotitjet demagogjike. I duhej të ishte besnik edhe nëdashurinë e pamatë për krijimtarinë e vet. Ia njihtevetes natyrën e tij frelëshuar, pra i duhej të qe edhei kujdesshëm ndaj rreziqeve.
Se ai, Dritëro Agolli qe zgjedhur për të qenë sh e m b u ll i!
Këtë ai nuk e pat vështirë kur i duhej t’ikëndonte luftës për çlirim dhe atyre arritjeve tëshquara historike, që pas lufte nuk i munguanvendit, të këndonte për njerëz që djersitnin në arate jetës.
Por mendimtari i mprehtë nuk ishte i verbër për të mos parë shëmtimet rretheqark, karakteret që shtrembëronte koha, padrejtësitë, prodhimtarinëletraro-artistike mediokre dhe servile, luftën e përjetshme, kriminale, klasore...
Apeli i bukur i ndërgjegjes, këtij intelektuali dhe artisti të shquar i thërriste të “këndonte” edhe për to…
Mjetet letrarë, alegoria, parodizimi
Një herë u mata ta nisja kët’ kumtesë me njëvepërzë të vogël, të vogël si shtat, por të madhe dhe të rëndë si përmbajtje. Mund t’ju sillja tëshijonit vargjet e një fabule…
Kalonin në një shteg të ngushtë mali
Gomari para, pas gomarit kali.
Të dy me thasë të ngarkuar mirë,
Nga vapa të munduar e djersirë.
Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte
Dhe kalit vitheve me shkop i binte.
Po kali më në fund durimin humbi,
E ngriti bishtin dhe samarin tundi:
“Mbaj dorën, se ta hedh përdhé samarin!
Ti para meje, pse ma nxjerr gomarin?
E nga të shkoj s’di fare unë i ngrati,
Kur rrugën ma ka mbyllur veshëgjati?
Përpara nxirrmë mua që mos vuash
Dhe rrihe pastaj gomarin sa të duash!
Janë ca vargje, që vjershëtorëve nuk u duan mundim për t’i thurrur. Vjershë, me një kalë dhe një gomar! Këtë e recitojnë me endje dhe fëmijët e shkollave, që nuk ia dijnë arsyen që e pat sjellë këtë kryefabul në dritë. Por domethënien e saj e dijnë shumë mirë të rriturit. Ata të rriturit plot shëndet, nëpër kate dhe përgjegjësira!
E pra, kët’ fabul që askush nuk e përbuzi, askush nuk i vuri kryqin dhe nuk e shpalli heretike dhe nuk e pengoi që autori ta botonte sa herë të donte, neve nuk na e lejuan kurrë ta ngjitnim në skenë dhe në televizion!
Është një fabul emblematike. Është palca e satirës agolliane në horizontin e gjerë të Shqipërisësocialiste. Autori ynë i shquar e pat shtrirëfigurshmërinë e saj në tërë prurjen e tij satirike. Atë e gjen në kryeveprën “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” Bile me këtë emblemë nisin edhe dy faqet e para, ku “kuajt”, Araniti dhe Demka kanëpërpara vetes ca “gomarë” me Zylon, që ështëvënë të çajë shtegun e malit. Gjejmë plot gomarëqë kanë zënë shtigjet e malit edhe në dramat, tregimet, fejtonet dhe romanet e autorit.
Përparimi i një vendi është i dështuar, apo sëpaku i vonuar, sapo aty ku duhet udhëhequr, nuk vihen më të zotët, më të ndriturit.
Dhe për këtë ky autor u drejtoi atyre, gomarëve, majën e mprehtë të satirës së tij. Zylojai romanit satirik është një gjetje madhore, Shoku Zylo është më shumë, shumë më tepër, se njëdrejtor i një drejtorie për problemet e kulturës. Goditjen pa e cilësuar për ata më lart, satiriku i madh na e sjell me Zylon, një imitatorudhëheqësash, portretet e të cilëve tundeshin me bishta dërrase përmbi kokat e turmave festive qëparakalonin 1 majve dhe 29 nëntorëve. Gjuha e folur e Zylos, është një gjuhë epokale. Zyloja ndjen brenda tij madhështinë. Flitej se ai shkoi nëspital të vizitonte babanë e vet dhe aty e shoqërojnë drejtori i spitalit dhe tërë mjekët e shquar të atij institucioni. Autori të mrekullon tek inskenon këtë tabllo groteske. Tregohet se pasi viziton babanë, Zyloja, i ndjekur nga e tërë shpura mjekësore me bluza të bardha, ndalon nëpër krevatët e të sëmurëve të tjerë. E u jep zemër atyre. Dhe tërë doktorët pas tij tundin kokat. Flitej se Zyloja, drejtori i një drejtorie të kulturës, (tëkulturës! Phë!) pat ndaluar në mes të rrugës njëautobus të ri dhe ky farë drejtori ish parë “t’i rrihte shpatullat shoferit dhe ta porosiste atë, që ta kishkujdes dhe ta ruante autobusin si sytë e ballit, …për të mirën e popullit punonjës të Shqipërisësocialiste”?
A nuk është ky një parodizim uluritës i udhëheqësve të vendit? Dhe kuptohet qartë se nëtabelën e qitjes, vetvetiu, edhe një autor peshëmadh, si Dritëroi, nuk vinte dot më shumë se një drejtor!
Kritiku gjerman Peter Korte ve re: “Tonin e rëndë prej mburravecësh të funksionarëve, qëabuzojnë me frazat e Marksit dhe të Engelsit, ne në Gjermani, e konsiderojmë si zhurmë të uzinave të perandorisë lindore të Honekerit.” Dhe Korteshpreh habinë: “Një portret i tillë satirik, si ai që skalit Agolli, sipas gjithë përvojës sonë historike, zor se do të mund të gjente mëshirë tekcenzuruesit. Një gabim i cenzurës, pra? Apo një dredhi tepër e poshtër e Enver Hoxhës?”
Është një dëshmi e mrekullueshme, bile tronditëse, se si një figurë është aq dhelpërisht e gjetur, sa që censorët preferojnë, më mirë të mos e zenë në gojë, se sa ta përcaktojnë objektin qëgoditet.
E meqënëse kritiku gjerman na kujtoi Enver Hoxhën, lemëni të përmend njërin, nga disa,episode mjaft të njohur, teksa Dritëroi befasonteme përgjigjet që i kthente Hoxhës.
Ai i ka shpjeguar liderit, që po e pyeste një ditë, se si janë
përfaqësuar personazhet pozitivë të gjinisë femërore në letërsinë e realizmit socialist. Dhe i kërkonte që i pari i shkrimtarëve të linte temat e luftës dhe të tregonte heroinat në këtë luftën tjetër, në këtë të ndërtimit të socializmit në fshat dhe qytet, rolin e tyre në administrate…
Poeti i shquar e përdridhte shpjegimin duke thënë se ato ishin të forta, të vendosura, parimore, luftarake… Dhe i numëroi edhe njëzet epitete të tjera për to.
“Më qartë, nuk ma thua dot?” u qa i madhi i partisë.
“Po ja, bre shoku Enver, si të ta them më shkoqur… Ato janë luftarake, i mbrojnë parimet me zjarr, ndeshen flakë për flakë me burrat, godasin tavolinat me grusht, haen sy për sy e dhëmb për dhëmb…”
“Si mirë, po më duken,” shprehu kënaqësinë Enver Hoxha. “Ty, Dritëro, të pëlqejnë kështu si paraqiten?”
“A më pëlqejnë mua? Si të them? Shkurt, o shoku Enver, unë me një nga këto, heroinkat tona pozitive, nuk do të martohesha kurrë!”
Në një rast tjetër udhëheqësi pat thirrur ministrin e Arsimit në Sekretariat. Patën ftuar edhe Dritëroin, në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve.
Kreut të shtetit socialist i patën ardhur disa letra me ankesa për një rregullore të padrejtë, sipas të cilës në universitet lejohej të shkonte vetëm njëri nga fëmijët e një familjeje. Nga ky rregull i prapë mund të mbeteshin pa studime të larta fëmijët më të vegjël, edhe atëherë kur këta shfaqnin dukshëm më shumë energji, më shumë vullnet dhe talent.
Këto ankesa Enver Hoxha ua shtroi para të ftuarve në zyrën e tij.
“E quan të drejtë ti, Dritëro, këtë rregull tonin?” e pyeti poetin.
“Nuk e quaj,” tha Dritëroi. “Ce kjo krijon përshtypjen, sëkur Shqipëria jonë socialiste, në këtë krahasim, është më prapa edhe nga perandoria otomane!”
Të pranishmit me siguri do kenë lëvizur me shqetësim.
“Ce ja, bre shoku Enver, në atë Turqi otomane,universitetet pranuanë dhe Abdylë dhe Naimnë dhe Saminë, që sëkur ata të paskëshin lindur në këtë kohën tonë, të socializmit, aha, vetëm Abdyli do të merrte…”
Hoxha kish përplasur një dosje që iu gjendpërpara dhe i qe
shkrehur ministrit: “Shko dhe ma ndreq këtë rregull! Do të mbash përgjegjësi të rëndë për këtë!”
Duke dalë nga zyra e të madhit, ministri, dyllë i verdhë, dukej sikur do të përmbysej dhe do të vinte në fund të shkallëve.
“Dritëro, ç’më bëre me ata frashërillnjtë!” belbëzonte. “Dhe nuk kam asnjë faj. Këtë rregull… urdhërin për të vepruar kështu, ai vetë ma ka dhënë! Vetë, i madhi!”
“Po ce-o nuk ia the aty, në sy?!” ia ktheu Dritëroi.
“Pu-pu-pu!” ia bëri ministri. “Nuk ia thosha dot. Na djallose me atë të frashërllinjve!”
Njerëzit vinin re që poeti i madh gëzonte simpatinë e diktatorit. Ndihej që ai e trajtonte miqësisht personazhin tonë. I pëlqente karizmën dhe natyrën e tij popullore, të çiltër e të mprehtë. Dhe për këtë miqësi merita ishte e tëra e poetit dhe jo e shefit të tij! Të cilit, për armiqësitë, po, nuk ia kalonte kurrkush! Se Enver Hoxha do të mbetet nëhistori si ca burra shteti shqiptarë, që janë përherështatzënë dhe nuk pushojnë e nuk pushojnë kurrësë pjelli armiqtë e vet!
Me këtë përfitim Dritëro Agolli i pat tëzgjeruar kufijtë e lirisë së tij. Ama nuk hoqi dorëkurrë së akumuluari ato, që do t’ia thosh më vonëudhëheqësit. Por fundi i sistemit totalitar qe larg, Kongresi i dhjetë akoma më larg. Dhe erdhi ajo dita e atij kuvendi historik të komunistëve shqiptarë, ku ky burrë i madh do të shpalosteautopsinë e regjimit të vdekur.
Edhe sot Agolli mbetet i vetmi që bëri atë akt.
Meaculpan e regjimit diktatorial e bëri i fundit individ, që duhej ta
bënte atë. Ishte ai fjalim një shfaqje madhore e njëpersonaliteti me përmasa historike.
Unë, në hapësirat e Dritëroit
Veprës së shkrimtarit të shquar, që po i përkujtojmë sot Ditën e Lindjes, unë i jam qasur sëpari si lexues i thjeshtë, admirues i vjershave dhe poemave. Pastaj në petkun e profesionistit të teatrit e kam parë veprën e tij, miell të klasit të parë për magjen e skenës.
Në vitin ‘79 unë mblodha kremin humoristiknë të tëra gjinitë e ndryshme që pat lëvruar ai.Përzgjodha vjersha, fabula, aforizma, seksionova, copëza nga dramat dhe romanet. Angazhova aktorët më të mirë të Fierit dhe ndërtova njëspektakël të suksesshëm. Mjalti i deriatëhershëm i penës së këtij autori ma ëmbëlsonte tërëspektaklin, që u ndoq mjaft dhe u cilësua risi nëtelevizionin e vendit.
Gjatë përvojës sime teatrore, unë e kam sjellë dy herë në skenë krijimtarinë e këtij autori. Sapo përmenda njërën, por lyp lejen të ndalem më tepër në sjelljen e dytë, në atë të dramës “Baladë për një grua.”
Flitej hapur se për dy dramat e mëparshme tëAgollit dhe sidomos për romanin satirik, ku mbretëronte figura e Zylos, në aparatin e Komitetit Qendror thartonin fytyrat. Në një analizëstudimore mbi dramat, akademiku Shaban Sinani vëren vesin e dyfytyrësisë, si ves të kohës dhe parapëlqimin që kish autori për ta shënjestruar atë. Në ato vepra llafollogët zyrtarë ngjanin sikurkishin zgjedhur të imitonin shefat, që kish sejcili një shkallë sipër vetes. Të gjithë ata flisnin gjuhën parafabrikate të hierarkëve të kohës.
Kishte edhe në dramën e re dyfytyrësa të atij lloji, por vepra përmbante një material dramatik tepër interesant që vjen tërheqës edhe në kohërat që jetojmë.
Një çift i lumtur, intelektualë të klasit të parë, burri shkencëtar bujqësie dhe gruaja inxhinjere, i japin fund jetës së tyre bashkëshortore. Shkak u bëshoqërimi i burrit me një kuadër të lartë, shefin e tij ministër, një miqësi fare e papranueshme nga gruaja. Shihte ajo në atë miqësi një fije servilizmi e ndoshta nja dy arsye edhe më të forta, por të pathëna, të lakmive të eprorit për nusen e mikut të tij. Pas ndarjes së çiftit, qëlloi që ministri përfundon në burg. Buja u bë e madhe! Burri, tashmë i divorcuar nga e shoqja, i nënshtrohet kritikave për shoqërimin me atë element të cilësuar armik. Organizata e partisë propozon përjashtimin e burrit nga radhët e saj. Ndërkohë e shoqja e divorcuar, që po rrit djalin e vogël lindur nga martesa, pëson lumturisht një katapultim: emërohet Kryetare e Komitetit Ekzekutiv!
Duke qënë në atë post, ajo, sipas rregullave të kohës, bëhej automatikisht anëtare e byrosë së partisë në rreth, byro që do vuloste përjashtimin etë shoqit nga partia.
Mbledhja e byrosë ishte një skenë kulmore.Burrin që duhej përjashtuar, anëtarët e byrosë evlerësonin edhe për punën e tij shkencore, por e shanin ashpër për verbërinë ndaj ministrit tëburgosur. Kish edhe anëtarë që e mbronin dhe nuk ishin dakord për përjashtimin. E fundit foli ish bashkëshortja. Ajo e kritikoi egër për lidhjen e tepëruar me atë individ të prapë, por për aftësitë e mirënjohura, për punën e palodhur që ai bënte, për netët që gdhinte në kërkime, gruaja që e pat braktisur, e vlerësoi, duke shkaktuar në mbledhjenjë efekt të papritur, kur propozoi që burri i saj i divorcuar të mbahej në parti, si shkencëtar pasionant, me vlera të rralla.
Dhe kështu ndodhi. Burri, për lumturinë e tij, mbeti në parti. Ai i shfaqi gruas mirënjohjen për shpirtmadhësinë e saj dhe i propozoi ribashkim. Por ajo tashmë e vendosur, ia tha copë, se përpara byrosë, nuk e pat mbrojtur për të qepur atë që nuk qepej më.
Një muaj e ca e punova me pasion këtë pjesë, e cila më tërhiqte me bukurinë dhe fisnikërinë kalorsiake të gruas. Por më bezdiste një burokrat i Komitetit të Partisë, i cili nuk e pëlqente dramën, apo ndofta, kish ndonjë urdhër që paralajmëronte vërejtje me karakter ideor. Në një rast tjetër, ata mund të ma ndërprisnin punën e ta hidhnin veprën në kosh, por belaja u vinte, ngaqë autori nuk ishdokushdo, por Shefi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Komitetit Qendror! Veçse ashtu të shqetësuar nga rreziku i njohur i përgjegjësive tëtyre, nuk rrinin pa shënuar ca kundërshtime, që shpresonin se unë do t’ua dëshmoja po t’ua sillte nevoja për t’ua hequr litarin nga gryka. Shfaqja premtonte sukses dhe kjo i frigonte edhe mëshumë. Ndodhte në ato kohëra, që sa më e bukur shfaqja, aq më me dyshim shikohej. Sukseset e bujshme bartnin gjithmonë mina ideore. Vetëm veprat mediokre u siguronin memurëve tëkomiteteve gjumë të rehatshëm.
Ditën që organizuam një provë, kur aktorët tashmë patën përvetësuar rolet, erdhi nga Tirana autori.
Pas provës, të pranishmit shprehën kënaqësidhe na e vlerësuan punën. Autori shfaqi pëlqimin dhe çdo gjë po mbyllej mirë e bukur. Unë nuk po ia ndaja sytë atij instruktorit, që ndiqte diskutimet, dhe pat kyçur gojën.
“A ka më vërejtje të tjera për t’u bërë? Ju, shoku…” iu drejtova.
*Fjala e mbajtur në ceremoninë në nder të Dritëro Agollit