• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Tundimi i fundit” i Kazanxaqis që të ul me këmbët në tokë

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Duhet thënë se ky libër realisht të bën t’i afrohesh dhe ta nderosh Krishtërimin, përkundrejt asaj që anatemohet si blasfemi. Romani “Tundimi i fundit”, i shqipëruar këndshëm nga Romeo Çollaku, është një sfidë e bukur për mjedisin e përkthimeve të letërsisë në gjuhën tonë, por edhe një nevojë ulëritëse për ta pasur një autor të tillë në bibliotekat tona, edhe pse për hir të vërtetës Nikos Kazanxaqis është prezent prej kohësh me disa botime në shqip.

Libri duhet lexuar me kujdes, pasi sa i kuptueshëm është për disa, për një grup tjetër lexuesish, u duhet pak ndihmë që të dalin nga forma dhe niveli i edukimit e t’i drejtojë realisht në gjykimin e drejtë të tij. Dihet se libri e tejkalon kthjelltësinë e logjikës fetare të një individi të zakonshëm. Jo thjesht se njeriu, shpesh, nuk përshtatet me kohën ku jeton, por edhe nuk percepton të tilla sfida që venë në mëdyshje hyjninë.  “Dhe, me të thënë këto fjalë, mendja iu ndriçua; vërtet, çdo gjë në këtë botë varet nga koha; koha pjek gjithçka; po të kesh kohën e duhur, arrin të përpunosh baltën që ke në vetvete dhe ta bësh frymë; dhe, atëherë, nuk të tremb më vdekja …”, shkruan Kazanxaqis në “Tundimin e fundit” të tij.

Libri ka një formë dinamike zhvillimi gati lineare dhe pak a shumë njeriu që i njeh librat e shenjtë orientohet për fabulën. Kazanxaqis ka dalë nga rreshti i “të zakonshmëve” dhe udhëtimin e Krishtit, që është fikshën, e ka ndërtuar përmes përfytyrimit të tij të jashtëzakonshëm. Kuptohet se çdo gjë që bën bujë në Shqipëri është e mirëpritur, por në botimin e këtij libri duhet vlerësuar vendimi  nga “PEGI” për arsyen e thjeshtë se edukon një shije dhe mbush një boshllëk të munguar të klasikëve. Libri i vitit 1955 është përcjellë me shumë vështirësi në kohën e vet, por më shumë nga interpretimet e kishës. Ajo katolike ka qenë më e qetë, por edhe disi më mëndjehapur, pasi përfaqësuesi që kishte ndërtuar librin vinte nga origjina e grigjës së Kishës Lindore, kurse kjo e fundit e ka anatemuar autorin.

Bashkimi i hyjnisë me njerëzimin është pika ku Kazanzaqis ka pasur suksesin e tij te “Tundimi”, mu aty ku shumë të tjerë kanë dështuar. Migjeni tek ne e ka bërë disi në mënyrë shumë të përgjithësuar me një guxim gati të marrë në vitet ’30 për kushtet e Shqipërisë. Kuptohet se kjo lloj gjinie ishte ende e paarritshme për kulturën e tij letrare.

Sa për Kazanxaqis, duke e njohur mirë fenë, por më shumë kanonet e kësaj forme letërsie dhe mbi të gjitha mbrujtja me një filozofi të kultivuar nga shkollat e mira, e bënte më fleksibël në shprehje dhe në idetë e tij.

Dhe, për të, të duket realisht e thjeshtë, në atë çka la me gojë si amanet, e në atë që është materializuar për epitafin e vet:” Nuk shpresoj për asgjë/Nuk kam frikë për asgjë/Jam i lirë”.  Kjo e shpjegon funksionimin e librit, por më shumë se kaq frikën e të identifikuarit me personazhin hyjnor, atë që qenia mundohet ta mbajë tek vetja. Cilido mund të mendojë se ishte dhe është i lirë të identifikohej me njerëzimin e Kazanzaqis  të Jezusit të tij. Jo shumë vite më vonë, Pier Paolo Pasolini u bë frymëzuesi me Shën Mateun për motivin e filmit “Tundimi i fundit”, që e realizoi Martin Skorceze. Për të afrimi i njerëzimit me një figurë reale të Krishtit e bën qenien të jetë më e vëmendshme ndaj letërsisë dhe hyjnisë.

Në libër kushdo mund të shijojë apostujt e ardhshëm dhe vetë Krishtin, me një gjuhë natyrale, e cila mund të latohej edhe pak më shumë në përkthim. Anipse përkthimi mbetet shumë cilësor. “Nëse ndodhesh në shtatë qiejt dhe një kalimtar të kërkon një gotë me ujë, zbrit nga shtatë qiejt dhe jepja; nëse je oshënar i shenjtë dhe gruaja të kërkon një puthje, zbrit nga shenjtëria dhe jepja; përndryshe, nuk shpëton dot”….

 Ky libër, me çfarë shikohet, nuk është shkruar për të ofruar personazhin autoritativ por njeriun që lufton për t’i mbijetuar sfidës. Jezusi frikësohet, ai tundohet rëndom, ai mëdyshohet, vuan ofendimin sepse është i biri i zdrukthtarit, por kjo e bën njeriun e thjeshtë të mendojë se nuk duhet t’i frikësohet dhimbjes, tundimit ose vdekjes – për shkak se të gjithë mund të pushtohemi nga to.

Me pak fjalë, ky libër nuk është një biografi mirëfilli, por rrëfimi i një personazhi me atributet si ato të Krishtit njerëzor që lufton. Dhe, ai që lufton e pret gjithnjë një luftë e madhe jashtë. Ndërkohë “Tundimi i fundit” është edhe shumë real për atë që do të gjykojë me mendjen e tij dhe të mos shkoj pas autoritetit të frikshëm që na sfidon kudo, bashkë me zhgënjimin. “Judë-tha me zërin që i dridhej-përherë ishte i pakënaqur dhe i rreptë, nuk i pranoje kufijtë e njeriut; harron që shpirti njeriut është një shigjetë, vërvitet drejt qiellit, përpiqet të shkojë sa më lart, por bie prapë poshtë; jetë tokësore do të thotë të të bien puplat…”.

Në përfundim, mund të shtojmë se libri përbën një përpjekje për të treguar me ndihmën e  fikshënit fillimin e një miti të jashtëzakonshëm, që po i reziston kohës. Dhe, merita e Kazanxaqis rritet kur mendon se libri është zgjidhur këndshëm, fare thjeshtë, me një kompozicion që i ngjan pak skenave të teatrit. Nuk ka akrobaci stilistike, sepse vetë tema është e frikshme dhe duket sikur autori ka ecur mbi ekuilibrin e një litari…Përkthyesi ka punuar mirë, ndoshta leksiku, në pak vende mund të diskutohet, por duhet vlerësuar për punën e madhe që ka bërë. Një nderim i takon PEGI-t për këtë punë të madhe dhe afrim të këtij autori…

afeae30a-fa2b-485f-9885-18b089b82fc7Titulli: Tundimi i fundit

Autor: Nikos Kazanxaqis

Botimet: “PEGI”

Shqipëroi: Romeo Çollaku

Çmimi: 1.200Lek

Faqe: 508 Faqe

Next Post

Të heq bukën e gojës, parazit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

December 8, 2025
Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

December 8, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Javë me kurthe të padukshme, Chrysanthi Kalogeri këshillon Horoskopin: Kujdes nga entuziazmi i tepërt!

December 8, 2025
Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

December 8, 2025
Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In