• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tund një shkurre, del një tradhtar

by Frrok Çupi
09/11/2020 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Avni Rustemi u fsheh prapa një shtylle rrëzë hotel Kontinental në Paris, dhe që aty nga pas shtyllës qëlloi Esad Pashë Toptanin si ‘tradhtar’. Fjala shtyllë ose ‘shkurre’, si në gjuhën tonë edhe në gjuhë të tjera, është ajo që përdoret për veprimin e fshehtë si të vrasësit edhe të tradhtarit. Pse e ka kaq për zemër Ilir Meta historinë me Avniun?, sepse aty ka një tradhtar dhe një ‘shkurre’.

Që nga viti 1920, në jetën tonë prapë po ndodh e njëjta gjë: sapo tund një shkurre, na del një tradhtar. Tani ndodhemi para aktit më centrik kundër vlerave të kombit, kur po burgosen në Hagë gjithë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush i tradhtoi? Tanët dhe të tyrët. Çlirimtari u tradhtua nga i çliruari.

Pastaj dolën të mëdhenjtë, jo disa katundarë të zakonshëm, por personalitete shteti që tradhtuan të vetët për nga raca.

Cikli është i mbyllur:

Nga një raport pervers i Dik Marty-t u shfaq Carla Del Ponte- prokurore e hidhët anti-shqiptare. Raporti u kthye në rezolutë të Këshillit Evropian, dhe kjo u votua nga shqiptarët… kundër shqiptarëve. Në Hagë prokurorët sot po zbatojnë rezolutën e KiE që në thelb del se edhe KiE është në tradhti kundër shqiptarëve. Nga raporti i shkruar në shqip dolën hartuesit, hetuesit dhe përkthyesit- edhe këta shqiptarë që tradhtuan shqiptarët duke pranuar mashtrimin se në Shtëpinë e Verdhë në Mat transplantoheshin organe të ushtarëve serbë.

Po si është kjo punë, sa kthejnë shpinën, tradhtojnë kombin; shqiptari betohet për besnikëri ndaj shqiptarëve, por tradhton shqiptarët dhe Shqipërinë? E keni parë që fjalët më të zeza në kryeqytetet e Evropës kundër Shqipërisë thuhen nga shqiptarët.

Kjo është një çështje serioze, madje më e ndjeshme dhe serioze se çdo tradhti tjetër.

Interesant: Jemi kombi që shajmë më shumë me fjalën ‘tradhtar’, jemi kombi më i tradhtuar, kombi me më shumë ‘bushe’ ku fshihen tradhtarë, megjithatë… Megjithatë kemi më pak ligje kundër tradhtisë. Këtu diçka fshihet. Më mirë të them se fshihemi prej vetes dhe nuk e dënojmë tradhtinë me ligj.

Kjo ka ndodhur fillimisht. Pastaj, pas tradhtisë ndodhin rrënime të mëdha.

Para të gjithave na rrënohet besimi, sepse tradhtia e shkatërron besimin. Sa pak besim kanë njerëzit te shteti?! Katastrofë. Po sepse njerëz të lartë në shtet kanë kryer tradhti ndaj kombit. Për shembull, qeveria shqiptare votoi në KiE rezolutën ‘Marty’ sipas së cilës shqiptarët të zënë në rrugë, të shkulin zemrën, ta punojnë në Mat dhe ta shesin në Britani. Hetuesi dhe përkthyesi i procesit alias nazist po tenton të vijë në krye të shtetit. Kjo për historinë e re…

Po në vitin 1993, kur Amerika urdhëroi ‘jo naftë makinës ushtarake të Millosheviçit’, duke dashur të ndihmonte shqiptarët e Kosovës. Por qeveria shqiptare i hapi të gjitha tubat e naftës drejt Beogradit. Një histori akoma më e re:

Të gjithë heronjtë e ndritur të Kosovës ishin të burgosur në Tiranë. Sa herë i thonë Hashim Thaçit si në Tiranë, edhe në Prishtinë se: ti e ke vendin në Hagë!’ Atje është tani, u gëzuan tradhtarët dhe dolën nga ‘bushi’. Kudo që të prekësh do të dalë njëri.

Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.

Po pse vallë ndodh tradhtia?

E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.

Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun; njeriu pas tradhtisë nuk ka më besim as te vetja dhe kombi degradon.

Për njerëzit:

Liderët tuaj komplotuan kundër jush duke mos ju lejuar të merrnit pjesë në vendim

E dyta, tradhtohet sepse është nevoja për të qenë i pasur. Esad Pasha ishte i pasur, por e vrau një djalosh i varfër, i shtyrë nga disa para që pagoi kushëriri i Esadit (Tradhti në familje). Këtu, si edhe rreth nesh kemi plot të varfër; sikur këta t’u ngjanin liderëve tradhtarë, atëherë nuk do të mjaftonin gëmushat. Pse e hartuan raportin Dik Marty dy a tre shqiptarë, mes të cilëve edhe vetë kryetari i PD sot? Këta as ia kishin me të keq kombit, as dinin se sot do të merrnin në qafë nderin e kombit. Mirëpo u duheshin sa më shumë para, sa më shumë para?!. Zoti Basha u kthye nga misioni në Kosovë me rreth ‘1 milionë euro’ në moshën 25 vjeç, siç ka deklaruar vetë.

Nuk mund të dalë ndjenja e besnikërisë, ose integriteti, ose ndershmëria, nuk mund të dalë mbi tundimin për tu pasuruar menjëherë dhe për të bërë jetë luksoze. Ja për shembull, sot tradhtarët janë më të nderuarit në racë, ata kanë vila shumë, flori shumë, apartamente shumë, toka shumë, banja shumë… E çfarë ke ti i ndershmi?

… Ku janë të ndershmit? Prapa çdo gëmushe ke një tradhtar.

Next Post
10 arsye përse Joe Biden është presidenti më i vlefshëm për shqiptarët

10 arsye përse Joe Biden është presidenti më i vlefshëm për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In