Shumë thashetheme kanë mbushur median rozë, nëse Tuna është ndarë nga reperi Cozman, dhe pavarësisht nëse ky fakt është i vërtetë apo jo, një gjë është e sigurtë, Tuna ka postuar foto ku është afër me reperin.
Në fillim ishte pjesëmarrja e tyre në sfilatën e KZT në javën e modës në Londër ndërsa tani Tuna ka publikuar një fotografi të ekipit të saj realizues të projektit “Knocks me out”.
Pjesë e këtij projekti ishte edhe Cozman dhe në foton e publikuar shihet edhe reperi, madje pran Tunës, ndërsa publiku ende ka shpresë se ata, me gjithë raportimet, nuk janë ndarë.










