Tuna dhe Cozman kanë mashtruar fansat, ata nuk janë ndarë
Tuna dhe Cozman u përfolën për një ndarje disa javë më parë, por siç raportohet nga disa media e gjithë paska qenë një sajesë e çiftit më të përfolur të showbizit shqiptar.
Burime pranë çiftit kanë rrëfyer se dyshja në fakt nuk është ndarë kurrë, por ka shijuar dashurinë dhe romancën në privatësi, larg syve dhe komenteve mediatike. Kjo ka qenë një lojë e çiftit për fansat e tyre, që ‘betohen’ për dashurinë e dy këngëtarëve.
Mbase kjo ka qenë një mënyrë e të dyve për të ‘pushtuar’ titujt e mediave rozë dhe për të qenë në qendër të vëmendjes, por sidoqoftë asnjë prej të dyve nuk ka komentuar rreth kësaj situate.
Rreth dy javë më parë të dy kanë shkuar në Londër në kuadër të Javës së Modës dhe ishin të ftuar në prezantimin e koleksionit të ri të markës “KTZ”. Nga fotot e publikuara u kuptua që yjet e “Holla” kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin.
Tuna së shpejti pritet të publikojë këngën e saj të re dhe mbetet për t’u parë nëse do ta marrë publikisht mbështetjen e partnerit për 3 vite apo jo.