• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tulatja e Dumanit ndaj Metës and & Co, Orson Welles dhe Shqipëria

by Ben Andoni
21/04/2024 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumanit i mjaftojnë të zbresë vetëm disa shkallë nga zyra e tij dhe pastaj të përshkojë disa metra, në kuptimin gjeografik, për të depozituar një akuzë për të gjithë fyerjet që po i bëhen nga ish –presidenti i vendit, Ilir Meta dhe të tjerëve me rradhë. U takon prokurorëve pastaj ta ndjekin dhe po ai me tagrin që e drejtuesit ka mundësi të ndjekë deri në fund akuzën e vet. Nëse kjo situatë përbaltje mund të quhet maturi prej tij dhe në një sens është e vërtetë, nga ana tjetër nga pritshmëria e publikut dhe sidomos nga besimi për Drejtësinë përbën zhgënjimin më të madh. Pasi, në fyerjet e të gjithë regjistrave përfshihet tashmë e gjithë trupa e SPAK-ut dhe jo vetëm. “Nuk e rr…për SPAK-un”, u shpreh ish drejtuesja e LSI-së, tashmë e mënjanuar dhe po e fyer, kurse i shoqi Ilir Meta në orët e fundit nxjerr vetëm ofendime ndaj subjektit më të përmendur të Drejtësisë, që nga ana tjetër vetëm zvarrit e zvarrit dosje, duke mos i vendosur dot shumë pika mbi “i”.

Pa përmendur listën e fyerjeve ndaj shefit të SPAK-ut, pasi do të ulej jashtëzakonisht niveli i një argumenti, të bën përshtypje qëndrimi në hije i z. Altin Dumani. Sikur të besonte realisht dhe të ishte krejtësisht i ndërgjegjshëm për besimin e publikut, në këto orë të fundit do të duhej të fliste dhe më shumë se çdo gjë tjetër të ndërmerrte udhën e tij ligjore si qytetar dhe pastaj si drejtues. Me peshën dhe mbështetjen që ka, akti i denoncimit mund të realizohej jo vetëm për integritetin, por edhe për të gjithë sistemin. “Të paprekshmëve” duhet t’u tregosh vendin, nëse ke kurajë dhe meriton vërtetë atë mbështetje ndërkombëtare dhe tërësisht publike. SPAK-u, në fakt, po rregullon parametrat e Shqipërisë në aspektin e jashtëm, por ky institucion është i treti pas ekzekutivit të Ramës dhe zërave kakofonikë të opozitës, që po i bind më së shumti shqiptarët e rinj se e ardhmja nuk është në vend, qoftë dhe prej apatisë së vet. Në momentin, që ky institucion, nuk mund të shkojë tek të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” (Berisha trandet ende në pritje të gjykimit dhe frika është se gjyqi mund të shfryhet), apo të trandë qeverinë e pushtetin e saj lokal (më së shumti), kuptohet se SPAK-u e ka zbehur shumë rolin e vet. Shefit të saj, Dumani, i mbetet vetëm, që të paktën të ketë kurajo të mbrojë dinjitetin e vet protokollar për veten dhe institucionin, ndërsa t’u thotë përmes akteve shqiptarëve se do të vazhdojë, ashtu si edhe të justifikojë ambasadorët e huaj që e mbrojtën, kuptohet duke respektuar dhe impenjimin e tyre.

Por, shefi i SPAK-ut nuk arrin të zbresë dot dhe disa metra të dorëzojë një denoncim dhe t’i trandë këta “të fortët gojë shthurur” dhe ndaj shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve është se asgjë nuk do t’i trandë Kryemadhin, Metën, Berishën, mbase Ramën në të ardhmen, sepse të gjithë ata bashkë nuk e përfillin fare. Këto orë shqiptarët kanë kuptuar shumë që marrëzia dhe mungesa e komunikimit normal është shprehje e kësaj situate, që po i zhgënjen shqiptarët, duke i larguar pa kthim. Por, më saktë situatën tonë e tregonte Orson Welles, një nga mendjet më inovative në artin kinematografik dhe jo vetëm, ku mund të gjejmë një si ngushëllim të vogël: “Askush nuk merr drejtësi. Njerëzit kanë vetëm fat të mirë ose fat të keq”. Kështu, jemi pak a shumë sot, pjellë e fatit dhe dëgjues të lëtyrave publikë, sepse asgjë nuk ndryshon. (Javanews)

Next Post
FOTO/Mbyllen qendrat e votimit në veri të Kosovës

FOTO/Mbyllen qendrat e votimit në veri të Kosovës

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    O Ben prokurorët tanë SPAK në se do i quajmë qenër të drejtësisë, nuk po shkoj më tepër , por po i quaj të rrahur që kur kanë qënë këlyshët. Pra një këlysh i rrahur nuk bëhet qen , por buçe e mjerë për politikanët.
    Kraja, Dumani e të tjerë e kanë karrierën 20 vjeçare politike nga këta që tashmë po i quajnë Dum, Dum, Spaku Tarallaku.
    Kur nuk mbron lëkurën e veti vaj halli të tjerët.
    Këta po rritin performancën duke arrestuar socialistët që i shkojnë burgut vetë. Për shpërdorim detyre (kujto ligjin për agjitacion e propagandë.)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In