• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tu-160/ Uashingtoni me syrin nga bombarduesi bërthamor rus

by Java News
15/12/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Selfie me një bombardues bërthamor për qejf? Shumë gazetarë të mediave shtetërore ruse erdhën të hënën me kënaqësi të madhe, të shihnin si dy tupolevë Tu 160 nga Rusia, me emrin e koduar të Natos-S, Blackjack, u ulën në aeroportin Maiquetia në Karakas. Gati 10 mijë kilometra patën bërë avionët nga baza e tyre në Saratov për të mbërritur këtu. Aeroplanë luftarakë norvegjez i patën shoqëruar pjesë pjesë gjatë rrugës. Pilotët rusë i quajnë bombarduesit me siluetë të hollë “mjellmat e bardha”, por ngarkesat e tyre janë vdekjeprurëse. Tu-160 nuk mund të fluturojë në distanca të gjata pa u furnizuar me karburant, ai po ashtu mund të pajisen me disa raketa dhe bomba nukleare.

 

Fajësime dhe keqdashje

Entuziazmi i dukshëm i reporterëve rusë për ardhjen e bombarduesve nuk përmendet nga qeveria amerikane. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo, nuk njihet të jetë diplomatik. Megjithatë edhe për vetë stilin e tij, reaksioni i ministrit të Jashtëm për fluturimin e bombarduesve rusë në një manovër ushtarake ruso- venezuelase ishte i qartë dhe i ashpër. Rusia dërgoi në fluturim rreth gjysmës së botës dy aeroplanët e saj, shkruan Pompeo në twitter. “Popujt rus dhe venezuelian duhet ta shohin këtë ashtu siç është: dy qeveri të korruptuara hedhin poshtë paratë publike, i bëjnë presion lirisë në një kohë që popujt e tyre vuajnë.”

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskow nuk donte ta linte pa e kundërshtuar këtë ditën e martë. Megjithëse për një përgjigje të tillë përgjegjëse është ministria e Jashtme ruse, fjalët e Pompeos janë “shumë jodiplomatike” dhe “krejt të papërshtatshme”, tha Peskow. “Dhe mendimi që ne hedhim para poshtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit më tej: “ky koment duhet bërë për vendin e tij, gjysma e buxhetit për mbrojtjen e të cilit mund të shuante urinë e gjithë Afrikës.”

 

Kjo nuk është kriza kubane

Betejë me fjalë midis Moskës dhe Uashingtonit, aq miqësore sa në Luftën e Ftohtë. Për studiuesin danez Hans Kristensen dy superfuqitë janë “sërish zyrtarisht kundërshtarë ushtarakë”. Nuk ekziston pothuajse fare komunikim i besueshëm midis SHBA dhe Rusisë, thotë Kristensen, drejtor i projektit për informimin nuklear të Federatës së shkencëtarëve amerikanë në Uashington. “Të dy palët rrahin gjoksin me forcë, duke dashur të sinjalizojnë futjen e frikës tjetrit,” thotë Kristensen në bisedë me Deutsche Welle. “Ka shumë hapa të vegjël që po shkojnë drejt një lufte të ftohtë, të vogël. Kjo është një tendencë për tu shqetësuar.”

Përveç kësaj duhet përmendur momenti kohor në të cilin Moska nisi avionët. “Më 2008 gjatë luftës në Gjeorgji, pati operacionet të ngjashme me bombardues,” thotë Kristensen. “Dhe aktualisht po bëhen spekullime për shtimin e trupave në kufirin ukrainas, mbas tensioneve në Detin Azov.” Kristensen paralajmëron po ashtu për rreziqet e krijimit të panikut. Nuk është hera e parë që avionët rusë marrin pjesë në stërvjtje të tilla. “Në këtë pjesë të botës nuk ekziston ndonjë rrezik. Ne jemi shumë larg një krize kubane”.

 

SHBA kujdeset për oborrin e vet

Kush mendon se beteja e fjalëve midis Moskës dhe Uashingtonit ka marrë fund, i ka bërë hesapet pa Robert Manning. Edhe zëdhënësi i ministrisë amerikane të Mbrojtjes, kritikoi ashpër Moskën, duke vlerësuar njëkohësisht lart angazhimin e Uashingtonit në rajon: “Fokusi ynë në rajonin e Amerikës Jugore është i një lloji tjetër. Rusia dërgon atje bombardues, ne dërgojmë anije me spital në bord”.

Anija “USNS Comfort” është që prej muajit tetor në lundrim në bregun amerikano jugor, për t’u kujdesur atje për venezuelasit e arratisur. “Ne ofrojmë ndihmë humanitare, Rusia ofron bombardues,” tha Manning. Sipas të dhënave amerikane, anija që ka ankoruar aktualisht në bregun e Hondurasit, ka ofruar kontroll shëndetësor për 20 mijë persona dhe ka kryer 600 operacione. Për zëdhënësin e ministrisë amerikane të Mbrojtjes një sinjal i qartë se SHBA “në këtë moment nevoje ndodhet në krah të popullit venezuelas”. Vendi vuan prej vitesh nga inflacioni dhe uria dhe gati 2,5 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi që prej vitit 2014. Me parrulla socialiste dhe politikë autokratike, presidenti Nicolás Maduro e ka futur në izolim vendin më të pasur me naftë në botë.

 

Venezuela sheh Rusinë si vend mik dhe partner strategjik

Dhe çfarë thotë Caracas për miqësinë ushtarake me Moskën? Edhe reaksionet nga qeveria venezueliane nuk vonuan të vinin. “Venezuela dhe Rusia janë nxitës paqeje, jo lufte”, tha ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino, “kërkush në botë” nuk duhet të shqetësohet për avionët bombardues në Karakas. Ajo që pasoi ishte një kunj në drejtim të Uashingtonit: “Ne përgatitemi të mbrojmë edhe centrimetrin e fundit në Venezuelë. Dhe këtë do e bëjmë me miqtë tanë, sepse ne kemi miq në botë.”

Miqësia me Rusinë u vu edhe një herë në dukje pak ditë më parë gjatë vizitës së presidentit venezuelas, Nicolás Maduro tek Vladimir Putini në Moskë. Vetë shefi i Kremlinit pati kërcënuar me dhënien e përgjigjes, nëse SHBA largohet siç ka deklaruar nga Pakti INF i raketave me rreze të mesme veprimi. Në Rusi janë rritur zëra që kërkojnë stacionimin e raketave në Amerikën Latine, dhe Venezuela është përmendur si një bazë e tillë e mundshme. Pra përsëritje e krizës së Kubës? Zëdhënësi i Putinit, u distancua nga kjo ide. Edhe për Venezuelën kjo gjë nuk shtrohet në pyetje, një bazë e huaj në vend, pra një bazë ruse ndalohet nga kushtetuta. DW

Next Post
Kinezi kapet në Rinas me 80 mijë euro në trup (DETAJET)

Kinezi kapet në Rinas me 80 mijë euro në trup (DETAJET)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In