• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tsipras, vizitë në Rusi për të ‘shkrirë akujt’ me Putin

by Java News
07/12/2018 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras zhvillon një vizitë pune në Moskë. Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara. Ekspertët mendojnë, se ka nevojë për bisedime.

Në verë marrëdhëniet bilaterale mes Athinës dhe Moskës arritën në një pikë kritike: Greqia u ndaloi udhëtimin në vend dy diplomatëve rusë. Si kundërpërgjigje Moska dëboi dy diplomatë grekë. Sfondi kishte të bënte me zgjidhjen e grindjes për emrin e “Maqedonisë”. Ministria e Jashtme në Athinë në këtë kohë la të nënkuptohet, se diplomatët e  dëbuar ishin përpjekur t’u jepnin ryshfet nëpunësve, për të penguar afrimin me vendin fqinjë. Si rrjedhojë Rusia anuloi një vizitë të planifikuar në Greqi të kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Pak më vonë ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias iu desh të japë dorëheqjen. Këtë post e drejton tani vet kryeminsitri Cipras. Shkas ky për një riafrim me Kremlinin?

Politologu Thanos Veremis është skeptik: “Klima në marrëdhëniet Greqi-Rusi aktualisht është jo premtuese, sepse Athina vazhdon ta mbështesë marrëveshjen me Maqedoninë”, thotë për DW eksperti. Moska do ta mbajë larg influencës perëndimore fqinjin verior të Greqisë. E kështu do të mbetet qendrimi i saj – pavarësisht se kushe drejton Ministrinë e Jashtme në Athinë. Një riafrim me Kremlinin është i vështirë në këto rrethana, mendon Veremis. “Aktualisht Cipras i var shpresat tek karta e SHBA-së dhe nga perspektiva e tij kjo është logjike. Ai e sheh atje të ardhmen – për aq sa ai ka një të ardhme”, shpjegon më tej politologu.

Kthimi tek ekonomia e realizmit

Duket se kanë marrë fund edhe kohët, kur qeveria e majtë e Athinës në kohën e kulmit të krizës së borxheve orientohej nga Moska e kur kryesisht partnerët në BE e paralajmëronin atë që të ruante “besnikërinë ndaj linjës”. Gjatë vizitës së prezantimit në Moskë më 2015 Ciprasi gjithsesi e kuptoi, se Kremlini vërtetë fokusohej tek “marrëdhëniet e thelluara ekonomike”, por nuk i garantoi asnjë ndihmë financiare vendit mesdhetar të goditur nga kriza. “Pala greke nuk na kërkoi ndihmë ne”, deklaronte asokohe presidenti rus Vladimir Putin. Më shumë shefi i Kremlinit interesohej për bashkëpunimin në fushën e energjetikës. Qysh atëherë Putin dhe Cipras diskutuan për pjesëmarrjen e Greqisë në linjën gazsjellëse Turkish Stream, që transporton gazin rus përmes Detit të Zi në Europë. Edhe të premten (7.12) kjo temë do të jetë në agjendën e bisedimeve. Por kjo temë nuk është pa telashe, edhe për shkak të çështjes së Qipros dhe raporteve me Turqinë.

Kriza e ortodoksisë

Pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve, pritet që Cipras dhe pala ruse të nënshkruajnë disa marrëveshje bilaterale tregtie dhe kulturore. Kjo vizitë oforon edhe një mundësi për të shkëmbyer fjalë të mira dhe sipas traditës ortodokse për të theksuar vëllazërinë mes dy vendeve. Por edhe në këtë drejtim ka një ogur jo të mirë: Në valën e krizës në Ukrainë qeveria në Kiev insiston për pavarësinë e kishës ortodokse, që është nën varësinë e Rusisë. Në këtë drejtim ajo gjen mbështetjen e  “patriarkut ekumenik të Kontandinopojës”- kreut të ortodoksisë me seli në Stamboll, i cili mban marrëdhënie të mira me Greqinë. Konfliki i përshkallëzuar së fundi për pavarësinë kishtare të Ukrainës i ka “përkeqësuar dukshëm raportet me Athinës dhe Moskës”, shkruan gazeta më e madhe në Athinë “Ta Nea”.

Sipas mendimit të politologut Veremis gjendja është më e ndërlikuar sa duket në vështrim të parë. Patriarkana ekumenike ka agjendën e saj dhe nuk është identike me atë të kishës së Greqisë apo të qeverisë në Athinë”, vëren ai. Nëse kjo temë do të diskutohet në Moskë, atëherë qeveria greke do të theksojë, se ajo nuk ka kompetencën që të ndërhyjë në çështjet e patriarkanës.

DW

a.çupaj

Next Post
Italianët kapin mat ‘skifterin’ shqiptar’ sapo doli nga shtëpia që kishte vjedhur

Italianët kapin mat 'skifterin' shqiptar' sapo doli nga shtëpia që kishte vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In