• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tsipras: BE të korrigjojë gabimin e madh ndaj Ballkanit

by A R
09/12/2017 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot në Beograd bisedoi me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë, Bojko Borisov, Mihai Tudoze dhe Alexis Tsipras, rreth asaj se si Serbia më shpejtë të afrohet drejt Bashkimit Evropian (BE) por edhe në projektet e infrastrukturës në lidhje me gazin dhe hekurudhat.

Kryeministri i Greqisë, Tsipras tha se BE-ja duhet të korrigjojë gabimin e madh ndaj Ballkanit.

“BE duhet të sa më shpejtë të korrigjojë gabimin e madh, i cili i ka rrënjët në mënyrat në të cilat Evropa është qasur ndaj Ballkanit deri më tani. Ishte e ditur se Ballkani është një rajon i rrezikshëm. Serbia nuk mund të jetë jashtë familjes evropiane më, me kusht që pjesa më e madhe e popullsisë dëshiron të jetë pjesë e BE-së”, tha Tsipras në konferencën e përbashkët për media në Beograd.

Ai pas takimit se kryesimi i Bullgarisë me BE-në jep një mundësi që katër vendet të promovojnë idetë e tyre të përbashkëta dhe kjo do të jetë një kryesim i përbashkët i Ballkanit.

“Dua të përshëndes propozimin e Bojko Borisovit për organizimin e mbledhjes së BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të përcjellë mesazhin se Presidenca bullgare e BE-së do të jetë kryesimi i Ballkanit”, tha Tsipras.

Ai shtoi se paqja, stabiliteti dhe rritja ekonomike në Ballkan mund të arrihen vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, ku Traktati i Lozanës do të ishte një “gurthemel” për Ballkanin.

Kryeministri bullgar Borisov u ka thënë sot zyrtarëve të BE-së se me Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Greqinë, do të kenë një Ballkan të sigurtë i cili nuk do të bëjë probleme.

Vuçiç falënderoi kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë për mbështetjen e tyre ndaj Serbisë në rrugën evropiane.

“Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, por gjithashtu stabilitetin, paqen e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë diskutuan gjithashtu mbi projektet infrastrukturore që lidhen me tubacionet e gazit, hekurudhat dhe autostradat.

Vuçiç tha se Serbia dhe Bullgaria diskutuan lidhjen e gazit dhe se për pjesën që Serbia do të bëjë, janë siguruar 85 milionë euro, prej të cilave 49.1 milionë euro janë marrë nga grantet e BE-së.

Ai shtoi se është e rëndësishme për Serbinë edhe qëllimi i Bullgarisë të ndërtojë disa tubacione pranë brigjeve të Detit të Zi, nga ku Serbia do të merrte gaz nga “Rrjedha Turke” dhe nga Aleksandropolis, por gjithashtu edhe nga Rumania dhe vende të tjera.

Borisov tha se vitin e ardhshëm do të përfundojnë dy hekurudha Beograd-Sofje-Selanik, Beograd-Sofje-Burgas dhe Beograd-Sofje-Stamboll dhe se Bukureshti dhe Sofja duan të lidhen me autostrada më të mira.

“Autostrada jonë Stamboll-Sofje-Burgas, e cila është e re, tashmë është e ngushtë. Ne duhet ta zgjerojmë atë. Më shumë se 5.000 kamionë kalojnë kufirin turko-bullgar”, tha Borisov. /a.m.

Next Post
Ikën nga Kukësi pas turpërimit nga Lushnja? Milinkoviç: E kam marrë vendimin tim, presidenti…

Ikën nga Kukësi pas turpërimit nga Lushnja? Milinkoviç: E kam marrë vendimin tim, presidenti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In