Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë për Kosovën është i njohur dhe bazohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
“Pozicioni ynë bazohet në respektimin të drejtës ndërkombëtare, vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe në nevojën për paqen në rajon”, citon Tanjug të ketë thënë Tsipras pas takimit me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ai ka theksuar se Greqia përkrah bisedimet Beograd – Prishtinë dhe ai ato i ka quajtur shumë të rëndësishme për rajonin. (b.an)