• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tsipras gati amendamentin për shfuqizimin e ligjit të luftës me Shqipërinë?

by Java News
13/10/2016 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita treditore e kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta në Athine, përpos mesazheve të qarta politike në përmirësim e marrëdhënieve dypalëshe, do t’i hapë rrugë edhe implementimit të disa marrëveshjeve që lehtësojnë jetën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

 Pikë së pari, Kryeministrit Tsipras i premtoi kryetarit të Parlamentit Meta, por edhe anëtarëve të delegacionit të gjerë që e shoqëronte atë, heqjen e vulës apostile dhe njohjen e dokumenteve ligjore të lëshuar nga zyrat konsullore të Ambasadës dhe Konsullatave Shqiptare në Greqi.Pajisja e një dokumenti me pullë apostile, përveç vlerave monetare prej 15-30 euro për çdo dokument ligjor të vulosur në këto zyra, krijon edhe një kalvar burokracie disa ditorë duke filluar nëpër zyrat e gjendjeve civile,e në vazhdim ne prefektura dhe sportelet e Ministrisë së Jashtme.Kjo procedurë ka një kosto të llogaritur ne 200 euro për çdo certifikate, afati i vlefshmërisë të së cilës nuk e kalon 6 mujorin.

Së dyti, njohja e patentave shqiptare, lehtëson lëvizjen e emigranteve, pa qenë nevoja për të kryer serish një kurs në Greqi.Procedura për pajisjen me një leje drejtimi automjeti, në Greqi kushton nga 1200-1500 euro. Mjaft emigrantë shqiptarë në pamundësi të sigurimit te parave për të kryer një kurs të rregullt makine në vend janë  përballur me gjoba të renda, madje edhe me ndjekje penale prej drejtësisë greke.Por dorëzania greke nuk ka përfunduar këtu. Kryeministri Tsipras ka premtuar lehtësira edhe të mëtejshme në ligjet vendase, përsa i përket dhënies së shtetësisë për emigrantet e ligjshëm shqiptare që jetojnë në Greqi, madje dhe krijimin e lehtësirave për ligjërimin e mijëra bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në vend, nën atë që quhet emigrant i pa ligjshëm, pasi iu mungojnë numri i ditëve të duhura të punës ose siguracionet.Përkundër kësaj, Athina dëshiron të mbyllë sa më shpejt “frontet” e hapura me Tiranën, kur ulja e tensioneve dhe e retorikës nacionaliste, pritet të çlirojë energji pozitive në zhvillim të marrëdhënieve dypalësh.

 Top Channel ka mësuar se zoti Tsipras ne takimin koke me koke qe kane pasur te dy liderët, ka kërkuar prej Ilir Metës të Ndërhyjë me autoritetin e tij, në uljen e tensioneve mes palëve, dhe natyrisht implementimin e një sërë marrëveshjesh.Tsipras është shprehur i gatshëm të dërgojë tek Presidenti Pavllopulos një amendament i cili do të abrogojë ligjin e luftës, edhe formalisht, pavarësisht se sipas palës greke, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe traktati i miqësisë, i firmosur mes dy vendeve, e kane anuluar atë ligj në praktikë.

Tsipras është dakord se abrogimi i ligjit të luftës është një domosdoshmëri, ajo do të çlirojë energji pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, por kurrsesi një ngjarje e tillë nuk duhet të përdoret prej ekstremisteve dhe as t’i atribuohet prej askujt si fitore e irredentizmit, sidomos partisë PDIU në Shqipëri.Madje, për abrogimin e ligjit të luftës, është dakord edhe me presidentin  Pavllopulos, i cili me tone gati lutëse, i ka kërkuar zotit Meta të ndërhyjë në mënyrë që të gjendet zgjidhja për krijimin në Shqipëri të varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.Është një çështje humanitare, për të cilën në Greqi ka sensibilitet të lartë, është shprehur Pavllopulos. Për post kësaj, Pavllopulos i deklaroi palës shqiptare, se do të inkurajojë dhe pranojë çdo sugjerim të bërë prej qeverisë për heqjen e ligjit të luftës, menjëherë dhe pa asnjë rezervë.Duket se prania e zotit Meta në Athinë dhe garancitë që ai ka dhënë se është kundër retorikave ekstremiste, të shprehura nga forca politike në të dyja anët e kufirit, me vizion drejt të ardhmes, por pa harruar çështjet e mbartura, ka kënaqur Athinën, e cila pranon se qasja e re ne marrëdhëniet dypalëshe për më tepër duhet të jetë produkt dialogu dhe besimi mes palëve. /Top Channel/

 

 

Next Post
Gjergj Bojaxhi zyrtarizon krijimin e partisë së re. A do të bashkëpunojë me Blushin?

Gjergj Bojaxhi zyrtarizon krijimin e partisë së re. A do të bashkëpunojë me Blushin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In