• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tryezë me kompanitë që operojnë në industrinë nxjerrëse për problematikat në kuadrin ligjor e politikat fiskale

by A R
03/04/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) organizoi për herë të parë një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të operatorëve të industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Kjo tryezë i ofroi mundësinë kompanive që operojnë në këtë sektor të diskutonin mbi problematikat në kuadrin ligjor dhe politikat fiskale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri.

Kompanitë pjesmarrëse në këtë takim diskutuan mbi problematikat që ka ky sektor dhe evidentuan nevojën për rritje të mëtejshme të transparencës. Ata theksuan nevojën për të përmirësuar kuadrin ligjor sa i përket dhënies së informacionit për mënyrën se si shfrytëzohen pasuritë natyrore nga kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Sajmir Laçej, Drejtor i Politikave Fiskale, pranë Ministrisë së Financave, i cili foli mbi punën që Ministria e Financave ka kryer në sektorin e industrive nxjerrëse përgjatë vitit 2016, duke e cilësuar si një vit suksesi. “Ministria e Financave përgjatë vitit 2016, pati vëmendje të vecantë për lehtësimin e proçedurave e taksimet për produktet minerare të ardhura nga ju dhe Ministria e Energjitikës. Objektiva për vitin 2017 është nxitja e një sistemi për rritjen e prodhimit”, tha Laçej. Ai gjithashtu nuk mohoi se ka ende për tu bërë në këtë sektor dhe se ishte pjesë e kësaj tryeze për këtë qëllim.

Përfaqësuesit e kompanive e cilësuan nismën EITI Albania si një iniciativë pozitive dhe të nevojshme. Ata renditën shqetësimet dhe diskutuan për mënyrat se si mund të përmirësohen politikat fiskale dhe faktorët ligjorë apo rregullatorë të cilët paraqesin pengesa në sektorin e industrive nxjerrëse. Gjithashtu diskutimi u përqendrua dhe mbi marrëdhënien që qeveria duhet të ketë me kompanitë. Përfaqësuesit e kompanive shprehën nevojën për vendosjen e një marrëdhënie partneriteti me institucionet si elementi kyç për ecuri.

Më tej, përfaqësuesit në tryezë diskutuan edhe mbi mënyrat se si mund të sigurohet transparenca, reduktimi i problemeve dhe nxitja e dialogut nëpërmjet nismës EITI. Qëllimi përfundimtar i kësaj tryeze ishte hartimi i një deklarate, nëpërmjet nismës EITI Albania, që do t’i drejtohet qeverisë për kërkesat që kompanitë në industrinë nxjerrëse kanë për zhvillimin e këtij sektori./a.m.

Next Post
FOTOT/ Brenda festës më të madhe të pornografisë me plot 500 aktore…

FOTOT/ Brenda festës më të madhe të pornografisë me plot 500 aktore...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In