• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trushplarja e njerëzve të PD-së, e ardhmja dhe loja aspak e ndershme Berisha-Bashë

by Ben Andoni
28/03/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të gjithë njerëzit e strukturave të Partisë Demokratike, paçka grupit që militojnë, mundohen të përshfaqin parimet dhe faktin e stërpërsëritur se organizimi i tyre është aset kombëtar. Është kaq e theksuar kjo, saqë tashmë kjo besohet dhe nga ata anëtarë apo funksionarë, që i kanë bërë qindin vendit tonë. Më e trishta vjen prej atyre njerëzve që besonin se ishin në mes. Pse nuk ishte Partia Demokratike, që solli lirinë? Pse nuk ishte PD që shporri komunizmin? Këto i përplasen kujtdo para fytyrës që merr mundimin të debatojë për ndonjë ide, që na ka sjellë ky formacion prej vitesh.

Në fakt, Partitë Politike janë një bashkim vullnetar njerëzish me qëllime të përbashkëta që të arrijnë një cak të caktuar dhe të drejtojnë vendin në rastin e fitoreve parlamentare konform ideve që kanë parashtruar dhe mbrujnë. Partitë përbëjnë edhe elementin me të cilin identifikohet demokracia në shoqëritë moderne. Ato prodhohen nga vetë shoqëria dhe përbëjnë nevojën e saj si ndërmjetëse mes qytetarëve të një vendi dhe organeve kushtetuese. Tregojnë dhe cakun e formimit të një shoqërie. Në vitet e fundit duke modifikuar shumë struktura, anëtarët e partive që votëbesohen nga njerëzit janë ndërmjetëse të shtetit me votuesit dhe më gjerë, pasi kanë pozicionet kryesore politike në shtet. Dhe rezultati i zakonshëm: shteti i kapur, kurse njerëzit si ata modifikojnë pushtet në interes të grupeve. Analiza mund të shtyhet por ky s’është objekti ynë në këtë shkrim.

Një pjesë e partive, në mënyrën sesi sillen, duken bash kur gjenden në opozitë. Kjo është përpjekja më e madhe e PD-së sot, për të treguar se çfarë do të bëjë kur të rikthehet në pushtet. Dhe, çfarë mund të bëjë e kupton me atë që i bënë godinës së tyre dhe institucionit të PD-së më 8 Janar; mund të shikosh denigrimin që u kanë bërë anëtarëve të tyre (ke gati një enciklopedi të sharash me ato që kanë derdhur kundër njëri-tjetrit); mund të duket sesi bëhen zgjedhjet ose si do i organizojnë (e pranuan vetë se manipuluan me Bashën etj.); mund ta shikosh te transparenca (e shikon çdokush kur kujton diskursin për anëtarët e Kuvendit dhe shumatoren aspak të përputhshme me realitetin të 2B-ve (Berisha-Basha ).

Partia Demokratike e Berishës, që po vjen me tërsëllimë në pushtetin e Godinës, paçka se thuhet votimi do të jetë i hapur dhe do respektohen primaret, kur të bëjnë zgjedhjet e Kuvendit të ri (sesa primare mund të kesh me Berishën mund ta dijë më mirë çdo militant); ashtu si Partia Demokratike tjetër që po pret Bashën dhe nuk di të respektojë as konceptin e dorëheqjes (Basha ka nisur turin në bazë ende pa u tharë boja e letrës së largimit) nuk është partia e vërtetë e Opozitës por ajo e 2-Bëve. Një grup vartësish reken ta bëjnë të bindur këdo se është pikërisht ajo që njerëzit duan t’i përballin. Edhe pse rrugëtimi i mirë duket me heqjen e dyerve të blinduara dhe me aksesorët e tjerë, por ende jo me idetë e reja që po sjellin. Pakkush duket se ka ide në këtë parti, aty merren me kulisa dhe mbi të gjitha sesa mirë duhet të jenë të pozicionuar në lojën e 2B-ve. E loja shkon më tej: Shikon me kujdes se pakkush merret tashmë me Bashën; si po e amnistojnë njerëzit e Berishës; sesi befas gjuha e vetë Berishës është “zbutur” edhe pas batërdisë mëton deri edhe t’i falë qetësi Bashës. Ky i fundit që la befas partinë mu atëherë kur kishte më pak besim tek ai dhe që shumë mirë i duhej të dorëhiqej kohë më parë, kur e çoj në humbje PD-në apo që para se të bënte manipulimet e turpshme me zgjedhjet e Kuvendit të bëjnë të abstragosh për një lojë, që është thënë dhe kohë më parë, porse tashmë po del me një skenar gati artistik.  Basha e përzë kinse nga Grupi Parlamentar Berishën, që është në kuotën më të ulët të besimit, pas shpalljes Non Grata, por i jep mundësi që të vazhdojë misionin e tij. Foltorja mbledh dhe përçon besimin e militantëve të PD-së por habitshmërisht aspak të asaj demokracie që aspirohet. Ndahen anëtarët në dy kuvende, kurse 2B-të bëjnë të paditurin dhe lojën e hidhur me demokracinë. 8 Janari është kulmi i përçarjes me dhunën e përbashkët. Non grata e Berishës nuk quhet por njerëzit e tij të gjithë vetëdeklarohen si pro-amerikanë të thekur, kurse pjesa e Bashës, që mbron egërsisht partinë lufton për parime, që çbëhen më 6 Mars. Harrohet 8 Janari dhe militantët lenë varetë dhe… u kthehen bisedimeve. Ide për Shqipërinë e të ardhmes, tek të dy krahët=nul. Bashkimi për të mirën në Grupin Parlamentar të PD-së rezultojnë me qesëndi ndaj njëri-tjetrit, kurse votimi i inceneratorëve i nxjerr zbuluar varësinë nga 2B-të të Parlamentarëve. Tek e fundit duhet të fitojnë Berisha dhe Basha, kurse të tjerët mbeten numërorë. Grupi i Rithimelimit me verbërinë ndaj Berishës, kurse PD-ja tjetër nën amullinë që po lë dhe po krijon Basha. Kaq mjafton të kuptosh se loja e neveritshme e 2B-ëve është humbje e madhe për PD-në dhe një kalkulim gati djallëzor. Kjo sepse mori kohë dhe i bëri militantët për të mbajtur në pushtet dy humbësa të lodhshëm. Kjo parti e sotme me të gjithë fraksionet e saj është PD-ja e ardhshme, e cila sakrifikoi me kinse shmangjen e Berishës, por që në fakt po na kujtojnë se e sollën më të fortë parashikimin e rrugës së humbjes. Është një minus për karrierat e shumë prej njerëzve të PD-së që mëtonin se do na sillnin një grup më të fortë dhe një qesëndi për kinset e shumta që prodhon kjo parti, e cila nuk diti të shmangë dhe shkatërruesit e saj kryesorë Basha-Berisha. Koha do të na tregojë shumë gjëra, por parashikimi është se mbi të gjitha ajo do na shfaqë zbehjen e kësaj partie në një formacion thjesht në shërbim të familjes së përbashkët të 2B-ve! Sa keq për trushplarjen e njerëzve të PD-së, që përpiqen t’u bien në sy respektivisht nga ekranet dhe nga artikujt! Sa keq për të ardhmen e vendit, që beson ende te një formacion, që po mbyll ciklin kaq shëmtuar! (Javanews)

Next Post
Berisha mori kontrollin e PD, Këlliçi: Mbështetësit e Bashës u zhdukën pasi vajtëm ne në seli. Grupi parlamentar, i vetmi…!

Berisha mori kontrollin e PD, Këlliçi: Mbështetësit e Bashës u zhdukën pasi vajtëm ne në seli. Grupi parlamentar, i vetmi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In