• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Truri i Shqipërisë nuk po ikën në Gjermani, po e merr Kanadaja

by Java News
21/08/2018 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studimi për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit: Emigracioni i ligjshëm në Gjermani nuk po i merr trurin Shqipërisë.

Emigracioni ilegal dhe azil-kërkimi në Gjermani për motive ekonomike tanimë duken një kapitull i mbyllur për qytetarët e Shqipërisë. 99,4 % e azil-kërkuesve, pas refuzimit nga autoritetet gjermane nga 2014-2017 janë rikthyer në Shqipëri, shumica vullnetarisht dhe një pjesë me detyrim. Një studim për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit, i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, i  mbështetur nga GIZ ( Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe i sapopublikuar në Tiranë, vëren se një kategori tjetër e emigrantëve të kthyer është edhe ajo e atyre që kanë jetuar legalisht për shumë vite në Gjermani apo kanë kryer atje studimet e larta.

Kthim me mentalitet të ri, shprehi gjermane pune

Riintegrimi i ish-emigrantëve, legalë, ilegalë apo azil-kërkues, të kthyer në Shqipëri, nuk është i lehtë. Pas vitesh jete dhe pune në Gjermani ata kanë vështirësi me mentalitetin vendas, nuk gjejnë punë, përballen me paga të ulta, mungesën e rregullave të lojës, administratën publike jo efikase dhe korrupsionin, vë në dukje studimi i mbështetur nga GIZ.

Prof. Dr. Kosta Barjaba, që drejtoi këtë studim, sociolog, ekspert për emigracionin, thotë për DW se në përpjekjet për t’u ri-integruar ata kanë disa veҫori dalluese nga emigrantët e kthyer nga vende të tjera të BE, kryesisht nga Greqia apo Italia.

“Të kthyerit nga Gjermania kanë një fuqi më të madhe tërheqëse në tregun e punës, janë  të zotët të lundrojnë në det të hapur” dhe të krijojnë sipërmarrjet e tyre. Ata kanë pasur vështirësi të mëdha për t’u integruar në Gjermani, të cilat i kanë bërë të jenë më konkurrues. Sa më i vështirë integrimi në Gjermani, aq më të mëdha eksperiencat dhe aftësitë sipërmarrëse që kanë fituar. Ata kanë kuptuar që betejat që duhet të zhvillojnë me tregjet shqiptare, me mjedisin shqiptar janë më të ashpra pasi shpejtësia e lëvizjes  së tyre është më e madhe se e shoqërisë shqiptare. Ata janë bërë pothuajse gjermanë, europianë në mentalitet, shprehitë dhe kulturën e punës”, thotë për DW, Prof.Dr.Barjaba.

Gjermania – magnet emigracioni

Ekonomia e fortë dhe shkalla e ulët e papunësisë e bëjnë Gjermaninë një magnet që tërheq shqiptarët për të emigruar atje. Për më tepër që Gjermania priret të ketë një “politikë relativisht të dyerve të hapura ndaj emigrantëve duke qenë vendi që pranon emigrantë me më shumë dëshirë se vende të tjera të BE”, vë në dukje studimi. Shumë nga ish azil-kërkuesit, sidomos të rinjtë, synojnë të emigrojnë sërish në Gjermani, tanimë në mënyrë ligjore. Ata po përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën gjermane, po ndjekin kurse profesionale dhe po marrin informacion nga autoritetet vendase dhe ato gjermane lidhur me emigracionin legal. Ka edhe një kategori tjetër që po synon Gjermaninë: rinia studentore, e diplomuar për Mjekësi dhe Infermieri po studion gjuhën gjermane si kushti i domosdoshëm për të gjetur një kontratë pune në Gjermani. Sipas informacionit për DW nga Ambasada Gjermane në Tiranë, vitin e kaluar tre mijë qytetarë nga Shqipëria morën vizë pune dhe emigruan në Gjermani për të punuar dhe jetuar atje.

A po ikën truri i Shqipërisë në Gjermani?

Jo, thotë për DW, Kosta Barjaba: “Në Shqipëri ka një perceptim të gabuar lidhur me emigrantët e ligjshëm, që mundëson Gjermania për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vërtet Gjermania është e hapur për të marrë elitat nga ҫdo vend i rajonit apo më gjerë. Por në rastin konkret Gjermania kërkon njerëz për shërbime në sistemin shëndetësor, kryesisht për të moshuarit. Sistemi shëndetësor dhe ai social gjerman kanë shumë profesione të ndërmjetme që u ofrojnë pacientëve shërbime, kanë një gamë të gjerë pozicionesh pune që nuk  i plotëson dot vetë për arësye të ndryshme dhe për të cilat ka uri tregu  gjerman i punës. Prandaj Gjermania është magnet për momentin, shkurt Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr p.sh.  Kanadaja, që ka një sistem përzgjedhjeje të emigrantëve të superkualifikuar”, thekson ai.

Lëvizja e ngadalshme e shoqërisë në krahasim me individin

Profesionistët për shërbime ndërmjetëse në sistemin shëndetësor që kërkon Gjermania, tani për tani nuk i duhen Shqipërisë, sepse sistemi i saj shëndetësor nuk i ka këto shërbime. Por edhe kur t’i ketë, përsëri dëshira për të emigruar do të jetë e madhe. “Gjithmonë do të ketë njerëz, të rinj dhe të reja, që do të duan të ikin nga Shqipëria. Kjo pasi shpejtësia e lëvizjes përpra, shpejtësia e ndryshimit e shoqërisë është shumë e ngadalshme në krahasim me shpejtësinë e individit nga njëra anë, dhe të shoqërisë në vendet e BE-së apo Perëndimit, nga ana tjetër”, thotë për DW, Kosta Barjaba./DW

a.ç

Next Post
Tjetër tragjedi në Itali, 11 të mbytur dhe disa të zhdukur në qytezën arbëreshe

Tjetër tragjedi në Itali, 11 të mbytur dhe disa të zhdukur në qytezën arbëreshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In