Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Indi, ku një vajzë 22-vjeçare ishte vrarë nga prindërit e saj.
Sipas mediave të huaja, e reja ishte masakruar dhe trupi i saj ishte futur brenda një valixheje, e cila ishte braktisur në anë të një autostrade pranë qytetit Mathura, në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Të akuzuarit, babai i saj Nitesh Kumar Yadav dhe nëna Brajbala, nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë. Policia thotë se po e trajton rastin si “vrasje nderi.” Vrasjet për nder, ose krimet e kryera kundër njerëzve që thyejnë traditat e vjetra, raportohen rregullisht në Indi. Viktimat janë kryesisht të rinj dhe të reja që bien në dashuri ose martohen kundër dëshirës së familjeve të tyre jashtë kastës së tyre ose brenda kastës së tyre.
Viktima, Aayushi Chaudhary, ishte duke studiuar në një kolegj privat në Delhi, ku jetonte me familjen e saj, tha policia. Në një deklaratë të detajuar për shtyp të hënën, policia pretendoi se babai i 22-vjeçares e vrau atë më 17 nëntor pas një sherri për martesën e saj me një burrë nga një kastë tjetër. Pasi kufoma u zbulua një ditë më vonë, u krye autopsia e cili zbuloi shenja lëndimi në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit të gruas, tha policia, duke shtuar se ajo vdiq pasi u “qëllua dy herë në gjoks”. Ata kanë sekuestruar armën me leje të babait dhe makinën që dyshohet se është përdorur në krim.
/e.d