• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Trupi mornica, u shokova”, flet miku i gazetarit që humbi jetën pas sulmit në zemër, në Shëngjin

by A R
26/06/2024 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I trishtë ka qenë lajmi për humbjen e gazetarit Isuf Kadriu, i cili gjeti vdekjen pas një sulmi kardiak në Shëngjin, teksa po konsumonte kafen e mëngjesit.

Në një lidhje direkte, ekskluzivisht për emisionin “Jetë Shqiptare”, ishte miku i tij ngushtë Ismail Sinani, i cili ndau për publikun dhimbjen e madhe dhe bisedën e fundit që kishte me kolegun e tij të ndjerë tashmë.

Intervista:

Sinani: Të them të drejtën më kapën mornicat, ditën e diel në mesditë shkova të vizitoj varrezat ku prehen prindërit e mi dhe në dalje të varrezave më merr një koleg tjetër gazetar, i cili e ka pasur mësues Isufin e më thotë “Bac Ismaili kam një lajm të trishtë për ty, Isufi na ka lënë, ka ndërruar jetë”

Ishte një shok për mua, pasi me Isufin njihesha që nga viti 1999 kur kemi filluar gazetarinë dhe pas orës 14:00 fillova të interesohem për detajet se si ka ndodhur dhe më treguan se sulmi në zemër i ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 08:00-08:30 kur ka pirë kafen e mëngjesit në lokalet e Shëngjinit.

Isufi ka qenë një njeri shumë i rregullt, ka bërë analizat e gjakut në mënyrë të vazhdueshme. Isufi nuk ka patur asnjë ankesë dhe bënte pasqyrën e gjakut në mënyrë të vazhdueshme dhe në takimin që kishte para disa ditësh më tregoi se i kishte çdo gjë në rregull, tamam si një djalë i ri.

Andri: Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me kolegun tuaj?

Sinani: Herën e fundit jemi takuar pas raundit të dytë të zgjedhjeve këtu në Maqedoni dhe po analizonim për rezultatet dhe në bisedë e sipër më tregon për planet e tij dhe ndër të tjera më tregoi edhe për pasqyrën e gjakut që e kishte bërë, sepse ai ishte shumë i rregullt dhe kujdesej për shëndetin e tij dhe nuk e përdorte makinën ecte në këmbë, ishte shumë vital, shumë njeri i gjallë. Kujdesej shumë për peshën trupore, nuk hante ushqime të yndyrshme, kujdesej për kolesterolin, sheqerin në gjak. Vdekja nuk është në dorën tonë dhe nuk na pyet neve, ishte njeri shumë i kujdesshëm.

Elona: Si do e kujtoni ju mikun dhe kolegun tuaj Isuf Kadriu?

Sinani: Një njeri shumë të mirë, shumë të ndershëm, në një kohë kur janë përmbysur të gjitha vlerat shoqërore, Isufi ka qenë një hero i vërtetë që është kujdesur vazhdimisht t’i ruajë vlerat njerëzore në një kohë ku shoqëria në të gjithë globin dhe posaçërisht në Ballkan po përjeton një traumë shumë të madhe transformimi, Isufi përpiqej t’i ruante vlerat njerëzore. Ka qenë i veçantë nga të gjithë ne, ka dalluar si një njeri shumë i matur dhe ka patur një brengë se ku po katandiset shoqëria, në fund të fundit ne gazetarët merremi me probleme shoqërore dhe nuk mund të ngelemi imun pa u prekur me të gjitha këto fenomene që ndodhin.

/a.r

Next Post
Hodhi molotov drejt Bashkisë Tiranë, arrestohet militanti i Berishës, pesë akuza në ngarkim

Hodhi molotov drejt Bashkisë Tiranë, arrestohet militanti i Berishës, pesë akuza në ngarkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In