• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trupat në valixhe, hetuesit në kërkim të apartamentit ‘fantazmë’ të çiftit shqiptar

by A R
21/12/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtëpi e dytë, përveç asaj që ndodhej në Pantano, mund të ketë lidhje me zhdukjen e bashkëshortëve Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar dhe të futur në 4 valixhe, pak ditë më parë në Sollicciano të Italisë. Shtëpia në fjalë, sipas mediave fqinje, ndodhet në Novoli. Në këtë apartament “fantazmë”, çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë kohës që qëndronin në Itali.

Hetuesit dyshojnë se Shpëtimi dhe Teuta, që në momentin që kanë mbërritur në Itali mund të kenë qëndruar në këtë apartament, e jo në Pantano, ku ndodhej apartamenti i Elonës, ish-partneres së djalit të tyre, Taulantit. Duke folur për La Repubblica, avokati i Elonës tha se çifti i bashkëshortëve qëndronin në zonën e Novoli-t. “Më 2 nëntor ajo ka ngrënë drekë së bashku me bashkëshortin, vetëm, në shtëpinë e tyre në Pantano, ku jetonin”.

Mediat italiane, citojnë edhe vajzën e çiftit, Vittoria Pasho, që la të kuptohej se ekzistonte edhe një tjetër shtëpi, por pa pasur shumë detaje rreth saj.

Sipas La Repubblica, apartamenti në Novoli, nëse konfirmohet do të kishte një rrol thelbësor: Mund të jetë vendi ku u krye krimi, e madje edhe vendi ku trupat e tyre qëndruan për 3 vjet, përpara se të përfundonin të futur nëpër valixhe në afërsi të superstradës.

Shumë çështje mbeten mister në këtë ngjarje horror. Që prej 2 Nëntorit 2015 vajzat humbën çdo kontakt me prindërit e tyre. 3 ditë më vonë, marrin një telefonatë nga një numër anonim: është një zë femre, që duket se është i së ëmës, e që i thotë: Po ikim, nuk do të përgjigjemi më. Vittoria i pyet se për ku janë nisur, por telefonata shkëputet. Të tronditura vajzat nisën t’i druheshin më të keqes.

Fakti që çifti kishte një shumë të madhe parash në shtëpi, sa vjen e bëhet edhe më i sigurt. “Im atë kishte pësuar një aksident të rëndë me makinë. Duhet të merrte 85 mijë euro, por mori vetëm 45 mijë“, thotë Vittoria, e cila shton se 5 mijë euro ia kishin dhënë asaj për të blerë një makinë, ndërsa të tjerat i kishin marrë me vete. Në fund, Vittoria përjashton pistën e hakmarrjes kundër vëllait. “Nuk besoj se kanë pritur prindërit e mi, kur kishin mua dhe motrën time këtu gjatë gjithë kohës“. Atëherë, ku shkuan paratë? Dhe kush i mori?

/a.r

Next Post
Covid i merr jetën violinistit të shquar, pjesë e TKOB

Covid i merr jetën violinistit të shquar, pjesë e TKOB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In