• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trupat e rusëve të vrarë ‘fshihen’ në Bjellorusi, por kjo e fundit s’ka më vend në morg

by A R
20/03/2022 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka vend në morgun në Marzir. Ai është i mbushur me trupat e ushtarëve rusë. Në një spital në këtë qytet bjellorus, që gjendet 60 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, korridoret dhe repartet janë të mbushura me tingujt e ushtarëve që rënkojnë nga plagët e tyre që kanë marrë në fushëbeteja.

Në stacionin kryesor të trenit, ushtarët rusë janë parë në video duke transportuar me barela – që me sa duket duke mbajtur ushtarakë të plagosur – nga një ambulancë ushtarake në një tren që operohet nga kompania shtetërore hekurudhore e Rusisë.

Dhe në Naroulia, një qytet edhe më pranë kufirit ukrainas, banorët kanë raportuar se një spital fushor ukrainas është ngritur në një ish-depo motorësh, dhe ushtarët e plagosur rusë po transportohen përmes ajrit nga Ukraina, po trajtohen për një kohë të shkurtër dhe më pas po dërgohen në Mazir dhe në kryeqytetin rajonal, Homel.

Tani në javën e katërt, lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të prodhojë një numër të tmerrshëm të viktimave në mesin e civilëve ukrainas dhe të ushtarëve të të dyja palëve. Disa prej sulmeve dhe luftimeve më vdekjeprurëse kanë ndodhur pranë kufirit me Bjellorusinë, afër Homelit; afër kufirit rus në Harkiv dhe Sumi në lindje; dhe rreth qyteteve-port në jug, të tilla si Mariupoli dhe Hersoni.

 

 

Është e vështirë të ketë numra të saktë të viktimave. Në mesin e civilëve, Kombet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 800 viktima dhe mbi 1,250 të plagosur – por, shifrat reale besohet se janë shumë më të larta – teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se mijëra civilë janë vrarë.

Ndërkaq, numri i viktimave në mesin e luftëtarëve po ashtu nuk dihet, teksa ekspertët thonë se të dy palët tentojnë të ekzagjerojnë humbjet e armikut dhe të minimizojnë humbjet e tyre.

Ukraina: Mbi 14,000 trupa ruse janë vrarë

Në Rusi, të kuptosh numrin e viktimave është edhe më e vështirë për shkak të rregulloreve të Qeverisë që kanë kufizuar raportimin e pavarur – dhe madje kanë bërë vepër penale kushdo që përdor fjalët “luftë” dhe “pushtim”.

Por, në rajonet e Bjellorusisë që gjenden në kufi me Ukrainën, banorët dhe punëtorët shëndetësorë kanë raportuar për një valë në rritje të numrit të kufomave dhe ushtarakëve të plagosur që po vijnë nga Ukraina dhe më pas po dërgohen diku tjetër për trajtim të mëtejmë apo për varrim.

Më shumë se 2,500 kufoma ushtarësh që nga 13 marsi janë dërguar nga rajoni Homel për në Rusi përmes trenave apo avionëve, ka thënë një punonjës në një spital klinik në rajonin Homel.

Si të gjithë personat me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, edhe ky person kërkoi që të mos i publikohej emri, për shkak të frikës së hakmarrjes apo ndjekjes penale nga agjencitë e sigurimit të Bjellorusisë ose Rusisë.

Kjo shifër që ky punonjës ofroi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

‘Ishte e pabesueshme se sa kufoma kishte’

Ushtria ukrainase pretendon se mbi 14,000 ushtarë rusë janë vrarë që prej se Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, një shifër kjo që është shumë më e lartë sesa vlerësimet e pavarura. Ushtria nuk ka paraqitur një numër zyrtar të viktimave, duke thënë se është sekret shtetëror, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar tha se afër 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se mbi 2,870 ushtarë ukrainas dhe luftëtarë paramilitarë janë vrarë dhe afër 3,700 të tjerë janë plagosur.

Në të vetmen shifër zyrtare për viktimat nga pala ruse, që është publikuar më 2 mars, Ministria e Mbrojtjes tha se 498 ushtarë janë vrarë dhe 1,597 të tjerë janë plagosur.

Më herët gjatë javës, inteligjenca amerikane tha se numri i ushtarëve të vrarë rusë është mbi 7,000 – dhe tha se ky ishte një vlerësim konservator.

Një vend për të kërkuar dëshmi për vdekjet e ushtarëve rusë është në rajonin Homel: I gjendur në Bjellorusinë juglindore, ai kufizohet me Rusinë në lindje dhe Ukrainën në jug. Qyteti Homel është qyteti i dytë më i madh bjellorus, pas Minskut, dhe është një qendër e madhe e tregtisë dhe transportit.

Nën sundimin e liderit autoritar Alyaksandr Lukashenka, sipas ekspertëve, Bjellorusia është bërë edhe më shumë një shtet vasal për Rusinë. Lukashenka ka shprehur mbështetje të fuqishme për luftën e Rusisë, duke lejuar dislokimin e madh të njësive ushtarake ruse në vend, dhe duke kërcënuar se do të dërgojë forca bjelloruse në Ukrainë.

Para pushtimit, dhjetëra-mijëra forca ruse u pozicionuan pranë kufirit me Ukrainën. Një numër i panjohur i ushtarëve kanë kaluar kufirin nga rajoni Homel dhe janë nisur drejt jugut për në Kiev, por trupat ruse kanë avancuar ngadalë dhe kanë pësuar humbje të konsiderueshme.

Javët e ardhshme, vendimtare për luftën në Ukrainë

Në Marzir, që ka një popullsi prej 100,000 banorësh, morgu i vetëm i qytetit ishte i stërmbushur më 3 mars, sipas dëshmitarëve okularë.

“Ishte e pabesueshme sesa shumë kufoma kishte”, tha një banor i Marzirit, që vazhdimisht vozit përgjatë qytetit dhe në zonat përreth, për arsye biznesore. Ai tha se ka parë shumë “thasë të zinj” që ngarkoheshin nga ambulancat ushtarake në vagonë të trenit në hekurudhën ruse.

“Pasagjerët në stacionin e trenit në Mazir ishin të shokuar nga numri i kufomave që ngarkoheshin në tren”, tha ai. “Pasi njerëzit filluan të incizojnë, ushtria i pa dhe i urdhëroi që të fshinin videot”.

Në Homel, kryeqytetin rajonal, laboratori i spitalit kryesor të qytetit u rinovua më herët gjatë këtij muaji, ndërkaq pajisjet dhe shtretërit e vjetër janë larguar nga spitali dhe ky spital është pajisur me shtretër dhe pajisje të reja mjekësore, thanë banorët.

Banorët e Homelit i thanë REL-it se ushtarët e plagosur rusë po sillen në tri ndërtesa të ndara mjekësore në qytet, përfshirë edhe një që është e specializuar për trajtimin e kancerit.

Një mjek në spitalin kryesor të qytetit Mazir, i tha REL-it se ky spital tani po ruhet nga policë dhe pjesëtarë të agjencive të sigurisë, dhe se doktorët janë kërcënuar me pushim nga puna nëse flasin për kushtet.

Ai tha se të gjithë mjekët, edhe ata që janë në specializuar në fusha të caktuara të mjekësisë, janë caktuar që të trajtojnë rusët e plagosur.

“Nuk ka mjaftueshëm kirurgë. Më herët, kufomat transportoheshin me autoambulanca deri në trenat rusë”, tha ky mjek. “Pasi dikush bëri një video lidhur me këtë dhe ajo u postua në internet, trupat e pajetë u transportuan gjatë natës për të shmangur vëmendjen e publikut”.

Në spitalin numër 4 në Homel, zyrtarët nisën që të lironin në shtëpi pacientët më 1 mars, në mënyrë që të krijohej hapësirë për rusët e plagosur, thanë disa banorë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.

“Atje ka shumë rusë të plagosur, thjesht është tmerr. Të shpërfytyruar tmerrësisht. Është e pamundur të dëgjosh rënkimet e tyre, që jehojnë në mbarë spitalin”, tha një banor i cili ishte trajtuar në spitalin e Homelit.

Një tjetër mjek në Homel tha se ka shqetësime në rritje në mesin e banorëve të qytetit se mund të ketë mungesa në ilaçet bazike për popullsinë e përgjithshme.

“Qytetarët janë në panik, por deri më tani ka pasur ndihmë mjekësore dhe ka pasur mjaftueshëm ilaçe. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen është ende e panjohur”, tha ky mjek. “Ka gjasa që të ketë probleme me ilaçet kundër tetanusit”.

Tetanusi është një sëmundje e zakonshme që prek ushtarët që kanë plagë të shkaktuar nga predhat apo plumbat.

Në Qendrën për Mjekësinë e Rrezatimit në Homel, afër 400 trupa ruse aktualisht po trajtohen, thanë punëtorët. Fluksi i trupave ruse ka shtyrë të paktën një punëtor të spitalit që të bëjë thirrje për donacione: pelena, peceta të lagura, sapun, shampon, ujë, biskota dhe rroba për të ndihmuar ushtarët.

Hanna Krasulina, zëdhënëse e lideres opozitare ruse, që ndodhet në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha më 2 mars për televizionin ukrainas se morgjet në Mazir ishin të mbushura me ushtarë të vrarë të Rusisë, disa prej tyre nga Çeçenia.

“Ne duhet t’i informojmë edhe çeçenët dhe rusët se morgjet bjelloruse në jug të Bjellorusisë veçse janë mbushur me kufomat e ushtarëve të tyre”, tha ajo. “Është e rëndësishme që ata ta dinë këtë. Ne nuk do të lejojmë që propaganda ruse ta fshehë këtë gjë”.

Next Post
Konfirmohet në Durrës rasti i parë me H5N8, Ministria: Gatuajini mirë pulat dhe vezët!

Konfirmohet në Durrës rasti i parë me H5N8, Ministria: Gatuajini mirë pulat dhe vezët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In