• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trupa gjykuese, një test se si mund të të gjykojnë të vetët Berishën

by Mero Baze
02/06/2025 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Trupa e gjyqtarëve që do të gjykojë Sali Berishën është një rast i mirë për të kuptuar se si do të funksionojë drejtësia e re, kur të tre gjyqtarët janë mbështetës të Berishës, ndërsa kryetarja e trupit gjykues është edhe formalisht kushërira e parë e deputetes së Berishës Andia Ulliri. Nëse do të kishim një rast të ngjashëm në gjykimin e Veliajt, Beqjas apo dikujt tjetër, që gjyqtarët të ishin kaq afër PS-së, madje në konflikt interesi, Berisha do kishte përmbysur dynjanë.

Sot, pasi mori vesh trupën gjykuese dhe u sigurua se ishte treshja “e artë” e tij, vazhdoi të sulmonte Irena Gjokën, gjyqtaren që preu masat e sigurisë, e cila nuk ka rol në gjykimin më tej të tij.

Normalisht, në traditën e tij, ai duhet të fillonte të shante me libër shtëpie zonjën Ulliri, por i ka goditur thuajse “motra” e deputetes së tij dhe një familje militante e PD-së. Dy të tjerët po ashtu.

Është pak a shumë sikur po paraqitet në Gjykatën e PD-së, drejtuar nga Adriana Kalaja.

Dhe ky është një rast i mirë për të kuptuar gjithë sjelljen e Sali Berishës ndaj drejtësisë në Shqipëri.

Fillimisht kemi për të parë, nëse Berisha nga sot e tutje, do ta mbrojë mandatin e Arjan Ndojës në Durrës, të cilin e pretendon Andia Ulliri, “motra” e gjyqtares që kryeson trupin gjykues, apo jo?

Nuk është se ka shumë në dorë për të bërë në këtë pikë, se e ka në dorë KQZ-ja, por duhet parë sjellja e tij. Nëse e pyesje dje për këtë çështje, natyrisht do të thoshte: “Kjo çështje është e mbyllur”. Të shohim tani nëse do përmendë atë shprehjen e tij shfajësuese: “Çdo deputet ka të drejtë të kërkojë të drejtat e tij”.

Më tej kemi për të parë nëse ai hedhësi i shortit që është po ushtar i tij, i ka zgjedhur vetë me dorë me një marrëveshje paraprake, apo i ka zgjedhur i sigurt që i ka ushtruar dhe nuk ka bërë ende ndonjë pazar. Kjo do kuptohet nga mënyra se si Berisha dhe dhëndri do t’i trajtojnë ata. Nëse fillon e bëhet agresiv, është duke u treguar se ata duhet të reflektojnë shpejt dhe ta mbyllin gjyqin dhe jo ta zvarrisin duke pritur të fitojnë kohë. Nëse hesht si sot, atëherë duket që i ka vënë punët në terezi.

Dhe së fundmi, kur gjyqi të mbarojë dhe ata ta shpëtojnë, do të shikoni se ai do t’i lavdërojë si gjyqtarë trima dhe profesionistë, që u ndeshën me diktaturën e Edi Ramës dhe Altin Dumanit, por më në fund i qëndruan besnik parimeve të tyre.

Por e gjithë kjo ka të mirat e veta. E para që do kemi një proces gjyqësor që më në fund do pranohet nga Berisha, pasi, ashtu si dhe zgjedhjet, Berisha nuk pranon asnjë proces gjyqësor ku ai humbet.

Së dyti, do kemi një ballafaqim të autoritetit të SPAK me Gjykatën, e cila deri tani ka dëshmuar se është vetëm notere e SPAK dhe do krijojë një klimë që të diskutohet më qetësisht për veprat penale, sesa paragjykimi fillestar për to.

Dhe ajo që ka më shumë rëndësi, do të kuptojmë që drejtësia e re, sidomos Gjykata Antikorrupsion, është në shumicë e mbushur me militantë të Berishës, të cilët, përveçse përndjekin çdo të akuzuar që është kundërshtar me të, janë gati të pranojnë dhe çdo sulm të tij, mjafton që t’u jepet shansi t’i shërbejnë atij.

Next Post
“Nuk rrezikojmë valë tjetër”/ Alimehmeti: Situata e COVID drejt përmirësimit!

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Comments 2

  1. L.Xh says:
    7 months ago

    Rroftë Jurij Kimoviç, ish US ambasadore, që na bëri peshqesh këtë TURP DREJTËSIE, duke filluar me SPAK si celulë e thekur me militantë të PD, me Gjykatën Speciale plus edhe të Apelit, të mbushur plot me anetarë të PD, të gjithë të “Rekrutuar” nga Argita Berisha, si shefe e inteligiencies (dublim i SHISH) në funksion të shtetit paralel të Sali Berishes.
    Prandaj, brenda 2025, gjithë kësajë katrahure në drejtësi, i duhet dhënë fund.
    Se si, e qysh, është detyrë e parlamentit të ri, të stabilizojë këtë çorbë alla “euroatlantike” medemek drejtësie, por vetëm drejtësi nuk është.

    Reply
  2. leka says:
    7 months ago

    Drejtesia ne kete gjykim eshte test per vetingun. Une jam pro sistemit anerikan te zgjedhjes se gjygjtareve dhe prokuroreve direkt nga populli dhe jo nga koleget e tyre . Kushtetura eshte e sovranit dhe ai duhet te vendos per drejtesine qe kerkon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com