• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Trumpizmi elektoral, një varrezë elefantësh

by Skënder Minxhozi
29/07/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kush kujton sesi nisi Foltorja e famshme e Sali Berishës (sot po flitet për një Foltore nr.2 anti-Berishë), sjell ndërmend sesi ish-kryeministri i fliste popullit të tij nëpër salla kinemash, në lidhje me refuzimin e martesave të të njëjtës gjini, dashurinë për Zotin dhe “vlerat konservatore”. Berisha mori shumë duartrokitje asokohe me këto teza, të cilat nuk kishin lidhje me rikthimin në pushtet por vetëm se eksitonin turmat që gjenin ngjashmëri me marrëzitë që hidhte çdo ditë Donald Trump në SHBA. Në Shtëpinë e Bardhë ishte ende Joe Biden dhe Berisha s’mund të dilte hapur kundër administratës amerikane, përfshirë edhe sekretarin Blinken, i cili kishte firmosur për statusin e tij non grata.

Biden e Blinken u larguan në nëntorin e shkuar dhe Berisha shpërtheu në një cunam sulmesh, sharjesh e fyerjesh nga më folkloriket ndaj tyre. Siç di ai të shajë. Paralelisht me mallkimet ndaj demokratëve në ikje, Berisha nisi të ndërtojë bustin e Donald Trump në mes të oborrit të selisë së PD. Një monument imagjinar që do të simbolizonte një aleancë, një miqësi dhe një bashkëpunim të ardhshëm me Donald Trump, të cilin nuk ishte në gjendje ta përshkruante konkretisht asnjeri nga njerëzit më të afërt të Berishës. E kur kjo amulli dhe mjegull shitej si një negociatë e fshehtë që do ta çonte Doktorin në SHBA në mes të zgjedhjeve me ftesë të republikanëve, shumëkush ngrinte supet në pritje të surprizës opozitare.

Sot dimë se asnjeri nga skenarët-surprizë të Berishës me amerikanët nuk u realizua. As miqësia me Trump nuk ndezi, megjithëse paratë rrodhë lumë. Ish-kryeministri vijon të mbetet non-grata me firmën e Blinken, të cilën Rubio nuk e ka anulluar ende, “sherifi i ri në qytet” Lacivita mori honorarin dhe e la PD aty ku ishte në opozitë, firma “Continental Strategy” nuk e prodhoi aksesin e pritur tek administrata dhe Presidenti i SHBA paçka se u pagua plot 6 milion dollarë. Madje kjo ofensivë imagjinare kundër administratës Biden  dhe për rikthimin e PD në pushtet nuk prodhoi dot as largimin nga puna të ish-ambasadores në Tiranë Yuri Kim, e cila vijon të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit!

Aksioma e njohur politike thotë se amerikanët, si edhe evropianët, punojnë zakonisht me fitimtarët dhe qeverisësit, jo me opozitat. Ëndrrat elektorale me përmbysje ditën e zgjedhjeve me urdhër nga Uashingtoni rezultuan edhe një herë thjesht iluzione të humbura, sipas titullit të romanit të famshëm të Balzakut.

Trumpizmi shqiptar i 11 majit ishte një shi vere që nuk lagu askënd, një retorikë bosh dhe e pabazuar në ndonjë konteskt vërtetësie, por vetëm në analogji naive ideologjike dhe në shumë para të derdhura me shpresën se lobet dhe aleatët pranë administratës Trump do të influenconin që Rama të largohej nga pushteti dhe Berisha të pastronte skedën e tij amerikane.

Ajo që mbetet sot nga trumpizmi elektoral i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, është një histori pa krye e pa fund, një improvizim personal i Berishës për zgjidhur një hall të vetin, paçka se e bëri këtë duke krijuar një iluzion bosh tek pasuesit e tij që prisnin rotacionin e pushtetit dhe largimin e Edi Ramës.

Lacivita iku, firma e të bijës së Susie Wilks mori paratë po nuk ju pa ndonjë rezultat, ndërkohë që dhëndrri i Trump me të shoqen Ivankën nuk humbasin rast pa folur për projektin e tyre në Sazan dhe pa postuar foto në detin e Vlorës. Të gjitha ranë, ra madje edhe teorema e urimit të munguar të SHBA për fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri.

PD dhe votuesit e saj patën rastin të mësojnë edhe një herë me çmimin e kripur të humbjes se fitorja e pushtetit politik nuk vjen pa investuar realisht dhe seriozisht në projektin madhor politik. Që nuk është ai i krushqive sezonale me pagesë me Amerikën apo Evropën, por është rotacioni real dhe i prekshëm i një elite të konsumuar me Berishën në krye, e cila është kapur pas mandateve parlamentare duke marrë peng të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë partisë.

Next Post
“Më bëtë meme”, ish-Ceo i Astronomer po planifikon padi ndaj Coldplay

“Më bëtë meme”, ish-Ceo i Astronomer po planifikon padi ndaj Coldplay

Comments 1

  1. Sudja e Tanit t’Aids says:
    7 months ago

    Kjo e SalBerit tonë, ngjan njesoj me qentë që vijnë rrotull, duke tentuar të kapin bishtin e vet, duke u rrotulluar pafund, derisa i merren mëndtë (sigurisht në se ka) e bije në tokë.
    Ku ishe, hiç gjakundi.
    E ç’bëre, asgjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In