• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump zgjedh si Sekretar të Shëndetësisë Tom Price, kritikun më të fortë të “Obamacare”

by Java News
29/11/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka përzgjedhur Tom Price, një kritik i ashpër i reformës të kujdesit shëndetësor (Obamacare) të presidentit Obama, si Sekretarin e ardhshëm të Shëndetësisë.

Kongresmeni nga Georgia dhe kirurg ortopedie, tashmë 62 vjeç, udhëheq Komitetin për Buxhetin në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai pritet të luajë një rol kyç në planet e republikanëve për të zëvendësuar Aktin për një Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm (Obamacare).

Gjatë fushatës së tij, Trump u angazhua të anulonte dhe ta zëvendësonte këtë ligj, i cili konsiderohet edhe si më i rëndësishmi i administratës “Obama”. Gjithsesi, që prej zgjedhjes së tij si president, ai ka deklaruar disa herë se pritet t’i lërë në fuqi disa dispozita të caktuara.

Trump tha se Price ka qenë një “zgjidhës i palodhshëm i problemeve” dhe “ekspert i politikave të kujdesit shëndetësor”.

“Ai është jashtëzakonisht i kualifikuar për t’u kujdesur mbi angazhimin tonë për ta shfuqizuar dhe zëvendësuar ‘Obamacare’ dhe për të ofruar një kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe të aksesueshëm për çdo amerikan”, tha Trump në një deklaratë.

Price, nga ana e tij, tha se mezi pret ta shfrytëzojë këtë mundësi që i jepet për të shërbyer si Sekretar i Shëndetësisë, në emër të popullit amerikan. Ai tha se synimi kryesor i tij është të krijojë një sistem të ri që funksionon për pacientët, familjet dhe doktorët, duke shtuar se ky sistem do të “mbrojë mirëqenien e vendit, e njëkohësisht do të përqafojë edhe shpirtin inovativ”.

Më herët gjatë këtij muaji, Trump deklaroi se me gjasa do të lërë në fuqi disa dispozita të ligjit të administratës “Obama”, siç janë ato që u lejojnë të rinjve të sigurohen nën emrin e prindërve të tyre, si dhe ndalimi i siguruesve për të mohuar mbulim për kushtet e mëparshme.

Trump pritet të takohet me Mitt Romney për herë të dytë, pavarësisht se një prej ndihmësve të tij kryesorë nisi një fushatë publike kundër nominimit të ish-guvernatorit të Massachusetts. Këshilltari Kellyanne Conway foli kundër Romneyt ditën e diel, kur tha se mbështetësit e Trumpit ndihen “të tradhtuar” nga fakti se ai mund ta konsiderojë ish-kandidatin republikan të 2012-s për një rol kyç. Romney, nga ana e tij, ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore./tch/a.k

Next Post
Plas debati për përbërjen e kartmonedhave të reja në Britani… paundi përmban dhjam kafshësh

Plas debati për përbërjen e kartmonedhave të reja në Britani... paundi përmban dhjam kafshësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In