• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump vendos tarifa të reja për dhjetëra vende, konfirmohet marrëveshja me BE. E pëson Kanadaja

by A R
01/08/2025 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, firmosi urdhrin ekzekutiv që bota e priti gjatë gjithë ditës, në orët e darkës, pak para afatit për hyrjen në fuqi të tarifave doganore.

Duke deklaruar se deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara përbën “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e SHBA-ve”, ai ka vendosur masa të reja ndaj vendeve me të cilat ende nuk ka mbyllur marrëveshje tregtare, ndërsa shumë prej liderëve të tyre po flinin.

Konfirmoi gjithashtu shumë nga marrëveshjet e arritura tashmë, përfshirë atë me Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër goditi fuqishëm ekonominë e një aleati të ngushtë si Kanadaja, e cila varet shumë nga tregtia me SHBA.

Ato që konfirmohen janë marrëveshja me tarifë 15% me Bashkimin Evropian, po ashtu edhe ato me Japoninë dhe Korenë e Jugut (edhe këto me 15%) dhe me Mbretërinë e Bashkuar (me 10%). Nuk ndryshon as tarifa e rëndë 25% për Indinë.

Por Kanadaja u ndëshkua për “paqëndrueshmërinë dhe armiqësinë” e saj, si dhe për vendimin politik për të njohur shtetin palestinez, me një rritje të tarifave nga 25 në 35%. Një goditje e fortë shkon edhe për Zvicrën neutrale me tarifa 39%. Shifra më e lartë shkon për produktet nga Siria, ndër vendet më të goditura së bashku me Laosin dhe Myanmarin: 41%. Rekordin e mban Brazili me 50%.

Ka vetëm një lehtësim, edhe pse i shkurtër, që është shtyrja e hyrjes në fuqi të taksave të reja më 7 gusht (ndërsa për mallrat që vijnë me anije deri më 5 tetor). Por jo për Kanadanë. Ajo është nën këto tarifa të reja që nga minuta e parë pas mesnatës.

Ideja pse u shty implementimi i marrëveshjeve është zyrtarisht për t’i dhënë kohë doganave “të përshtaten”. Por disa mendojnë se kjo është një strategji tjetër e bazuar në presione dhe negociata, për të arritur marrëveshje më të favorshme për SHBA-të, por më pak shtypëse për vendet e goditura.

Ndërkohë disa orë më parë Presidenti Donald Trump shtyu me 90 ditë afatin e marrëveshjes tregtare me Meksikën, duke evituar për momentin vendosjen e tarifave të reja, 30% për produktet e importuara nga Meksika.

Demokratikisht, në kuptimin e fjalës, në listën e publikuar në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë sqarohet se mallrat e importuara nga çdo vend i botës do të jenë subjekt i tarifës prej 10%, përveç atyre që vijnë nga 92 vende të listuara në një aneks, për të cilat tarifat janë më të larta.

Përveç tarifave të reja të vendosura për secilin vend, urdhri ekzekutiv i Trump parashikon gjithashtu një taksë 40% për çdo mall që Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së vlerësojnë si “rillogaritur” për të shmangur masa më të larta në vende të tjera.

Në praktikë, janë ato produkte që prodhohen në Kinë dhe pastaj dërgohen dhe rikonfigurohen në vende të tjera.

Next Post

Bonusi i bebes, Rama: 237 mijë fëmijë kanë përfituar që nga janari 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

December 21, 2025
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

December 21, 2025
Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

December 21, 2025
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

December 21, 2025
Kërkesat për bashkim familjar në Gjermani, shqiptarët renditen të 5-tët mes kombësive me më shumë aplikime

Kërkesat për bashkim familjar në Gjermani, shqiptarët renditen të 5-tët mes kombësive me më shumë aplikime

December 21, 2025
Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

December 21, 2025
Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

December 21, 2025
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In