• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

by El Be
07/02/2026 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore shtesë ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin, përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar të premten.

Urdhri nuk përcakton një normë fikse tarife, por përmend si shembull një tarifë prej 25%, e cila do të aplikohej për mallrat e importuara në Shtetet e Bashkuara nga çdo vend që “blen, importon ose merr në çdo mënyrë mallra ose shërbime nga Irani, drejtpërdrejt ose tërthorazi”.

Trump nuk e ka komentuar drejtpërdrejt urdhrin, por gjatë një deklarate nga Air Force One theksoi se Irani nuk do të ketë “armë bërthamore”. Ky zhvillim vjen në një moment kur SHBA-të dhe
Irani po zhvillojnë bisedime në Oman, pas disa javësh tensionesh dhe kërcënimesh nga të dyja palët.

Më herët, Trump kishte paralajmëruar përmes një postimi në rrjetin Truth Social se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me tarifa doganore prej 25%. Megjithatë, në atë kohë nuk u dhanë detaje mbi mënyrën e zbatimit të masës. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se urdhri ekzekutiv ripohon “gjendjen e vazhdueshme të emergjencës kombëtare lidhur me Iranin”, duke shtuar se presidenti mund ta modifikojë atë nëse ndryshojnë rrethanat.

Në dokument theksohet se Irani mbahet përgjegjës për ndjekjen e kapaciteteve bërthamore, mbështetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin e rajonit. Bisedimet në Oman janë të parat që përfshijnë zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë që nga qershori i kaluar. Delegacioni iranian udhëhiqej nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane u përfaqësua nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Next Post
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In