Presidenti i SHBA Donald Trump ka nxitur reagime të forta në mbarë botën, për shkak të komenteve të tij ndaj mediave dhe gazetarëve.
Trump ka kritikuar ashpër shtypin në SHBA, duke i quajtur “ lajme të rreme, të rreme dhe të neveritshme”.
Por jo vetëm kaq, Trump i ka quajtur gazetarët si “njerëz të tmerrshëm, të tmerrshëm”.
Disa ekspertë të OKB kanë deklaruar se deklaratat e presidentit Trump janë duke vënë në rrezik gazetarët.
Në një fjalim në Pensilvani, teksa u shfaq duke mbështetur një kandidat republikan për Senatin, Trump ka shpenzuar më shumë se 15 minuta duke hedhur akuzat për mediat.
Këto kritika Trump i bëri duke iu referuar mediave të cilat raportuan takimi ne tij me Mbretëreshën e Anglisë, dhe se ai kishte shkelur protokollin.
a.ç










