“Sadam Husein ishte i keq, apo jo? Por e dini se çfarë ka bërë të mirë? Ka vrarë terroristë dhe ka bërë shumë mirë.” Kështu deklaroi kandidati republikan për president i SHBA, Donald Trump, i cili ka përmendur sërish Sadam Huseinin në fjalimet e tij.
“Sadami nuk u lexonte të drejtat terroristëve. Ishin terroristë dhe kaq mjaftonte për t’i vrarë”, deklaroi Trump.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar zëdhënësi i kandidates Hillary Clinton, e cili tha se vlerësimi që Trump u bën ish-diktatorëve tregon se sa i rrezikshëm do të ishte ai në krye të Shtëpisë së Bardhë.
D.i.