Presidenti Donald Trump ka nivelin më të ulët të pëlqimit të punës se çdo president tjetër amerikan në shtatë dekada, një vit pasi është zgjedhur, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Vetëm 37 për qind e amerikanëve shprehen se e mbështesin performacën e punës së Trump-it, ndërsa 59 për qind janë kundër, thuhet në këtë sondazh të zhvilluar nga “Washington Post” dhe “ABC News”.
Trump ka nivelin më të lartë të mos pëlqimit deri në këtë pikë të presidencës se sa çdo presidnet tjetër sipas këtij sondazhi që daton që nga koha e Dwight Eisenhower në vitin 1953.
Bill Clinton është më pranë me një nivle prej 41 për qind të mos pëlqimit të preformancës në nëntor 1993.
George W Bush mban rekordin për nivelin më të lartë të pëlqimit në nëntor të vitit të tij të parë në zyrë, që lidhej me mënyrën e menaxhimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke arritur 89 për qind të pëlqimit nga amerikanët të performacës së tij./ATSH/b.d