Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi sot se reforma e sistemit shëndetësor amerikan, mbi të cilën u përqendrua që prej ardhjes në pushtet, nuk ishte një çështje e thjeshtë.
Duke marrë parasysh ndarjet për këto çështje, maxhoranca republikane e Senatit hoqi dorë këtë javë për të miratuar Obamacare, ligji emblematik i paraardhësit demokrat, Donald Trump.
“Reformimi i sistemit shëndetësor është shumë i vështirë… po kështu edhe procesi i votimit është shumë i pasigurtë”, theksoi Trump.
Duke përshëndetur një sistem që do të ishte më i mirë se Obamacare dhe më pak i shtrenjtë për njerëzit dhe vendin, presidenti i SHBA-së pranoi sot se lufta në Senat, ku republikanët kanë një maxhorancë jo shumë solide (52 vende nga 100) duket e ashpër.
“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, ne do të punojmë fort”, nënvizoi ai.
“Është shumë e vështirë, çdo shtet është ndryshe, çdo senator është i ndryshëm”, shtoi ai./b.d