Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump reagoi pas protestave të shumta të mbajtur në qytetet amerikane pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.
Ai tha se kemi të bëjmë me protestues profesionistë të nxiture nga mediat, teksa vazhdoi më tej duke i quajtur protestat të padrejta.
“Sapo patëm zgjedhje presidenciale shumë të hapura dhe të
suksesshme. Tani protestuesit profesionistë, të shtyrë nga media, po protestojnë. Shumë e padrejtë!”, shkruan Trump në Twitter./a.m.