• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump premton mijëra vende pune dhe “ngacmon” kundërshtarët… “Edhe demokratët do më duan!”

by Java News
16/01/2017 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë ditë para inaugurimit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon të komentojë se si arriti të sigurojë fitoren e papritur në zgjedhjet e nëntorit, për të marrë një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Në komentet që bëri të dielën në Twitter, republikani Trump tha se kundërshtarët e tij demokratë “janë mjaft të zemëruar për faktin që aq shumë” votues, besnikë të asaj partie nga shtresa punëtore, të cilët kishin mbështetur presidentin demokrat Barack Obama në dy fushatat e tij të suksesshme presidenciale, u kthyen kundër demokrates Hillary Clinton dhe votuan për të.

“Me aq shumë vende punë që do të sjell përsëri në vendin tonë, ky numër do të rritet akoma më shumë,” komentoi zoti Trump. Ai shtoi se “Kompanitë e makinave dhe të tjera, nëse duan të bëjnë biznes në vendin tonë, duhet të fillojnë të prodhojnë përsëri këtu. Fitore!”

Gjatë 10 javëve që nga zgjedhjet, zoti Trump ka kritikuar prodhuesit e makinave, duke përfshirë Toyota dhe General Motors, dy nga më të mëdhatë në botë, për planet që kanë njoftuar se do të zgjerojnë operacionet në Meksikë në vend që ta bëjnë këtë në SHBA. Ndërkaq ka vlerësuar firmat Ford dhe Fiat-Chrysler për zgjerimi e planeve në Shtetet e Bashkuara.

Sondazhet tregojnë se zoti Trump i fitoi zgjedhjet duke joshur me sukses shumë punëtorë në zemrën industriale të vendit. Kjo i dha atij një avantazh në shtetet që e ndihmuan të fitojë zgjedhjet në Kolegjin Elektoral, i cili përcakton rezultatin e garës zgjedhore në SHBA, edhe pse zonja Clinton fitoi votën popullore me rreth 3 milion vota më tepër.

Në prag të inaugurimit

Trump bën betimin si presidenti i 45-të i SHBA, të premten në mesditë në Uashington, ndërkohë që Obama largohet pas tetë vjetësh në Shtëpinë e Bardhë.

“Dita e Inaugurimit do të jetë edhe më madhështore sesa pritej,” komentoi zoti Trump në Twitter.

Të dielën, njësi ushtarake organizuan një provë të përgjithshme për paradën e inaugurimit.

Qindra mijëra njerëz, një pjesë e tyre protestues kundër fitores së zotit Trump, pritet të mbushin kryeqytetin amerikan. Ata do të jenë të pranishëm në inaugurimin e zotit Trump dhe do të ndjekin fjalimin e tij të betimit dhe paradën atë pasdite në bulevardin Pennsylvania, nga Kapitoli për në Shtëpinë e Bardhë./ VOA/a.k

Next Post
Atentat në Vlorë, 32 vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashi, i riu me precedent penal

Ekzekutimi në Vlorë për prishje pazaresh droge, 32 vjeçari nuk ishte "korrekt" në biznes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

February 4, 2026
Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In