• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump për herë të parë: Rusia e vende të tjera mund të kenë ndërhyrë në zgjedhje

by Java News
06/07/2017 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump tha të enjten se Rusia mund të jetë përzier në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar për ta ndihmuar atë të fitojë, por tha gjithashtu se edhe të tjerë mund të kenë ndërhyrë.“Mendoj se Rusia ka ndërhyrë, por ka pasur edhe njerëz dhe vende të tjera që kanë ndërhyrë. Mund të ketë pasur shumë njerëz që mund të kenë ndërhyrë”, tha presidenti Trump në një konferencë për shtyp në Varshavë, para se të shkonte në Hamburg për takimin e G20-ës.

 

Deklarata e presidentit Trump nuk përputhet me përfundimin më të përcaktuar të shërbimeve amerikane të zbulimit se ishte vetë presidenti rus, Vladimir Putin, që urdhëroi një fushatë për të diskredituar zgjedhjet presidenciale amerikane, si dhe për të dëmtuar reputacionin e kundërshtares së Trumpit, ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Shërbimeve amerikane të zbulimit kishin arritur në këtë përfundim që në muajin gusht, tre muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke e shtyrë kësisoj presidentin Trump të shtrojë pyetjen se përse paraardhësi i tij, ish Presidenti Barack Obama, “nuk bëri asgjë për këtë”.

Trump tha: “Pse ai nuk bëri asgjë në lidhje me këtë? CIA i tha se ishte Rusia, kështu e kam kuptuar unë. Informacionet ishin të sakta, por Obama nuk bëri asgjë. Ai mendoi se Hillary Clinton do të fitonte zgjedhjet dhe prandaj nuk bëri gjë. Po të kishte menduar ndryshe, do të kishte reaguar ndryshe”.

Presidenti Trump i përligji dyshimet e tij për vlerësimin e shërbimeve të zbulimit rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, me analizën e gabuar që CIA kishte bërë 14 vite me radhë për Iraku, nën udhëheqjen e Saddam Husseinit, ku sipas CIA-s ky vend kishte armë të shkatërrimit në masë, përpara se Shtetet e Bashkuara ta rrëzonin Sadam Huseinin nga pushteti në vitin 2003.

“Më kujtohet kur dëgjoja lajme për Irakun asokohe, se mbante armë të shkatërrimit në masë”, kujton presidenti Trump. “Si shpjegohet që të gjithë ishin njëqind përqind të sigurtë se Iraku mbante armë të tilla? Kjo shkaktoi trazira të mëdha. Por CIA e kishte gabim dhe i bëri gjërat lëmsh”.

Shërbimet sekrete amerikane dolën në përfundimin se vitin e kaluar, Rusia përhapi lajme të rreme në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara dhe qartazi hakeroi dokuemntet në kompjuterin e drejtuesit të fushatës elektorale të kandidates Clinton, John Podesta. ËikiLeaks publikoi më pas mijëra e-maile të Podestës, thuajse çdo ditë në javët përpara zgjedhjeve, ku kishte detaje rreth përpjekjeve të fshehta të demokratëve për të ndihmuar kandidaten Clinton të fitonte në zgjedhjet paraprake ndaj rivalëve të saj brenda partisë.

Ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, është shprehur se shpërndarja e këtyre e-mail-eve ishte një nga arsyet pse ajo humbi zgjedhjet megjithëse anketat tregonin se ajo do t’i fitonte ato.

Në një fjalim që pasoi konferencën e tij për shtyp në Varshavë, presidenti Trump e akuzoi Rusinë se ishte përfshirë në “veprime destabilizuese” në botë, një akuzë të cilën Moska e hodhi poshtë.

Këtë të premte, presidenti Trump pritet të takojë presidentin rus, Putin, për herë të parë, për të biseduar ballë për ballë. Takimi do të realizohet gjatë samitit të G20-ës, por ende nuk dihet nëse ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikanë do të jetë pjesë e diskutimeve dypalëshe, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Admiruesi ngjitet në skenë, Enca e zhvesh e i fërkohet tek… (VIDEO)

Ironia e Encës: Nuk e njoh as veten në foto prej... Photoshopit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In