• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump paralajmëron Hamasin: Prano kushtet e mia dhe jepi fund luftës në Gazë

by A R
08/09/2025 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një paralajmërim të fundit Hamasit për të pranuar kushtet e tij për t’i dhënë fund luftës.

Trump nuk specifikon cilat janë termat dhe kushtet, megjithëse disa nga detajet janë raportuar më herët sot. Por Trump thotë se Izraeli i ka pranuar ato.

“Të gjithë duan që pengjet të jenë në shtëpi. Të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë! ”, shkruan Trump ndërsa shton se “është koha që Hamasi të pranojë [kushtet e mia] gjithashtu, ” “

“Kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mos pranimit. Ky është paralajmërimi im i fundit. Nuk do të ketë një tjetër, ” tha Trump.

Trump ka lëshuar një ultimatum gati identik më parë, sidoqoftë, duke kërcënuar Hamasinnë një postim në mars ku pretendoi se ishte paralajmërimi i tij “i fundit. ”

Aktualisht ka 48 pengje në Gaza — afërsisht 20 prej të cilëve besohet të jenë akoma gjallë.

Ndërkaq, më herët, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, deklaroi se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse lirohen pengjet dhe grupi militant palestinez Hamas çarmatoset.

Këto komente Saar i bëri gjatë një konference për shtyp në Jerusalem, ku ai u takua me homologun e tij danez, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe bisedimet për një armëpushim vazhdojnë të jenë të ndërlikuara. Deklarata e Saar vjen një ditë pasi Hamasi përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se do të lirojë të gjithë pengjet nëse Izraeli bie dakord për t’i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr forcat e tij nga qyteti i Gazës.

Kjo kërkesë e Hamasit ka qenë një pikë kyçe në negociatat e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, por deri më tani, palët nuk kanë arritur një marrëveshje. Deklaratat e Saar vijnë kur në Tel Aviv dhe Jerusalem janë zhvilluar protesta masive ku mijëra izraelitë dolën në rrugë për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbetur dhe përfundimin e luftës.

Protestat, ndër më të mëdhatë në muajt e fundit, u zhvilluan pranë rezidencës së Kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku familjarët e pengjeve dhe mbështetësit e tyre shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverisë për mungesën e përparimit në negociata.

Next Post
“Të dashur mësues, mos i detyroni fëmijët të shkruajnë se si e kanë kaluar verën”

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In