Presidenti amerikan Donald Trump është i bindur se do të nënshkruajë edhe disa akte deri para fundit të prillit, me të cilat do të ndalonte zbatimin e rregullave nga koha e ish-presidentit Barack Obama, njoftoi të mërkurën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Qëkur ka marrë pozitën e shefit të shtetit, Trump ka miratuar 13 rezoluta, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë, transmeton Reuters./a.m.