• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump nuk i ka votat për zhbërjen e ‘Obamacare’, Kongresi shtyn votimin

by Java News
23/03/2017 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan për ligjin e ri në Shëndetësi të Presidentit Donald Trump, i parashikuar për këtë të enjte, u shty. Kjo vonesë është një disfatë serioze për presidentin, që kishte këmbëngulur se do ta merrte numrin e duhur të votave dhe lë të kuptohet se nuk ia doli dot.

Akti për Kujdesin Shëndetësor amerikan ishte ligji që duhej të zëvendësonte disa pjesë të reformës “Obamacare” për sigurimin shëndetësor. Eliminimi i “Obamacare” ishte pjesë kryesore e premtimeve elektorale të Donald Trump.Sipas burimeve të CNN, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se votimi do të zhvillohet të premten në mëngjes dhe se vendimi për shtyrjen u mor për të shmangur një votim në orët e para të së premtes.

Por sipas medieve amerikane, duket se Trump nuk ka marrë mbështetjen e konservatorëve brenda partisë së tij, me këta të fundit që mendojnë se ligji i Trump nuk eliminon mjaftueshëm reformën e Obamës.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka këmbëngulur gjatë të gjithë javës se administrata do të arrijë numrin e nevojshëm të votave, madje edhe pak minuta para lajmërimit të shtyrjes së votimit, ai po fliste për hapa shumë pozitivë.

Ligji i Trumpit për Shëndetësinë ka nevojë për 215 vota për t’u miratuar në dhomën e ulët të Kongresit dhe pa mbështetjen e konservatorëve kjo është e pamundur.

a.ç

Next Post
Eurodeputeti letër Bashës: Ju mbështesim në luftën kundër drogës

Eurodeputeti letër Bashës: Ju mbështesim në luftën kundër drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In