• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump nis luftën ndaj bandës famëkeqe MS-13 në SHBA, qindra arrestime

by Java News
26/06/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Trump po intensifikon luftën ndaj MS-13, një bandë famëkeqe me rrënjë në El Salvador. Megjithatë ka shqetësime se mund të përdoret çështja e dhunës nga bandat, si pretekst për të goditur emigracionin e paligjshëm që shfrytëzohet prej këtyre bandave.

Një valë e re arrestimesh në masë të anëtarëve të bandës MS-13 po zhvillohet si pjesë e luftës së shtuar të administratës Trump kundër bandës famëkeqe, të njohur prej viktimave të saj të shumta.

Presidenti Trump fajëson politikat e emigracionit të paraardhësit të tij që lejuan bandën, me rrënjë në Amerikën Qendrore, të lulëzojë në SHBA. Presidenti Trump u zotua ta shkatërrojë.

“Shumë shpejt, MS-13 nuk do ekzistojë më në rrugët tona”, tha Presidenti Trump.

Por, pavarësisht një suksesi rishtazi të agjencive ligjzbatuese, Kryeprokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions thotë se banda ripërtërin radhët e saj duke rekrutuar të rinj të tjerë nga vende si Honduras, Guatemala dhe El Salvador.

“Do të sigurojmë kufijtë tanë, do të shtojmë zbatimin e ligjit duke u prerë kështu burimet e ripërtëritjes”, tha Kryeprokurori Sessions.

Por, a mund të mjaftojë ndalimi i fluksit për reduktuar një grupim që ushtron zhvatje dhe trafik drogash?

Alex Nowrasteh është studiues për emigracionin në Institutin “Cato” në Uashington.

“Është vërtet burimi i rekrutimit, por këto banda nuk do të ekzistonin dot nëse nuk do të kishin një rrjedhë të vazhdueshme të ardhurash që kryesisht u vijnë nga drogat”, thotë Alex Nowrasteh.

Që nga viti 2012, njësitë e Patrullës Kufitare kanë ndaluar përgjatë kufirit jugperëndimor një çerek milioni të mitur nga Amerika Qendrore, por vetëm 160 prej tyre u identifikuan si anëtarë bandash.

Sipas Agjencisë së Emigracionit, gjatë arrestimeve të fundit të anëtarëve të bandës në disa qytete kryesore, shumica e të ndaluarve rezultuan shtetas amerikanë.

Megjithatë, republikanët në Kongres shqetësohen se të miturit bëhen pre e lehtë për t’u rekrutuar.

“Statusi i tyre ilegal dhe prejardhja nga Amerika Qendrore i shndërrojnë në objektiva të rekrutimit nga MS-13”, thotë Senatori republikan Chuck Grassley.

Megjithëse 90% e anëtarëve të bandës MS-13 janë emigrantë të paligjshëm, zoti Nowrasteh thotë se nuk ka fakte që justifikojnë krahasimin e emigrantëve me elementin kriminal.

“Të dhënat janë të qarta se emigrantët, qofshin të ligjshëm apo të paligjshëm, kanë më pak gjasa të kryejnë krime të dhunshme, ose ndaj pronës, se sa amerikanët e lindur në SHBA”, thotë ai.

Megjithëse administrata nuk ka filluar të kthejë pas të miturit që vijnë në kufi nga Amerika Qendrore, qëndrimi i saj i ashpër ndaj emigracionit ka efekte të thella. Në muajin maj, Patrulla e Kufirit regjistroi një rënie prej 73% të të miturve të pashoqëruar që hyjnë në SHBA.

ma.me

Next Post
Këshilltari i PD i pakënaqur me Bashën: Dështoi në katër vite në krye të PD

Këshilltari i PD i pakënaqur me Bashën: Dështoi në katër vite në krye të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In